Shqipëria Postuar më 26 Korrik 2023, 13:50

Temperaturat e larta, sa kondicionerë u hodhën në treg? - Qytetarët zgjedhin të blejnë më shumë ventilatorë për shkak të çmimit më të lirë

Nga SCAN TV
Temperaturat e larta, sa kondicionerë u hodhën në treg? -

Rritja e temperaturave në vend shoqërohet dhe me përdorim të shtuar të  pajisjeve ftohëse, siç janë ventilatorët apo kondicionerët dhe rrjedhimit rritjen e blerjeve për familjet që nuk e disponojnë një të tillë. Por si rezulton ky vit sa i takon importit të këtyre pajisjeve?

Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, rezulton se përgjatë periudhës Janar-Korrik 2023, ka pasur një rritje të konsiderueshme të importit të ventilatorëve të tavolinës, murit, dritares, tavanit apo çatisë, trupëzuar me një motor elektrik të një fuqie që nuk i kalon 125 vat. Kështu gjatë periudhës 7 mujore 2023 nga kjo kategori pajisesh janë importuar afro 160 mijë copë, nga 139 mijë të importuara në të njëjtën periudhë të një vitit më parë, duke shënuar një rritje me 21 mijë copë.

Ndërsa sa i takon kategorisë tjetër, që përfshin kondicionerët e ajrit që përmbajnë ventilator të drejtuar me motor dhe elementë për ndryshimin e temperaturës dhe lagështisë, duket se importi ka pasur një rënie të lehtë pasi kërkesa ka qenë me e moderuar për shkak se kondicionerët kushtojnë  me shumë se ventilatorët e thjeshtë. Konkretisht, në periudhën Janar deri më 23 Korrik 2023 janë importuar rreth 100 mijë kondicionerë, nga 107 mijë të importuara një vit më parë. Megjithatë duke qenë se jemi në mesin e sezonit veror, shifrat vjetore janë ato që tregojnë më konkretisht trendin e shitjeve.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat