Robotët hibridë me pjesë insektesh të gjalla!

Ideja, duhet thënë, është origjinale dhe përfaqëson një hap të vogël në integrimin midis formave të jetës biologjike dhe robotike: përdorimi i insekteve të gjalla në vend të terminaleve të gjymtyrëve robotike për të shfrytëzuar aftësitë e tyre biomekanike dhe për t'i shndërruar ato në kapëse.
Fakti është se një grup shkencëtarësh japonezë nga Universiteti Tohoku kanë vendosur të përdorin aftësitë "rrotulluese" të trilobiteve tokësore (Armadillidiidae) dhe forcën shtrënguese të kitoneve për të zëvendësuar terminalet paraprake të gjymtyrëve artificiale.
Por çfarë eksperimentesh u kryen? Në thelb, qëllimi parësor ishte ndërtimi i një krahu mekanik i cili kishte një tru autonom, të përfaqësuar nga kafsha e gjallë në rolin e "efektorit" përfundimtar të gjymtyrëve, e cila kishte lirinë të vendoste në mënyrë autonome nëse do të rrëmbejë apo jo copat e vatës.
Ky eksperiment lëviz brenda dy degëve të ndryshme të robotikës: biomimika, një fushë ndërdisiplinore që frymëzohet nga natyra për të krijuar zgjidhje novatore për problemet njerëzore (një shembull është eksperimentimi i zogjve taksidermik për të krijuar drone realiste) dhe biorobotika, një zonë në të cilën mekanizmat ndërveprojnë në mënyrë efektive me qeniet e gjalla (të tilla si, për shembull, buburrecat e pajisura me mikro-kamera për kërkimin e të mbijetuarve në rrënojat e një tërmeti ose, më afër rastit tonë, përdorimi i mjeteve për kapje duke manipuluar këmbët e merimangave të ngordhura ).
Studiuesit kanë nënvizuar sesi i gjithë hulumtimi është bazuar totalisht në respektimin e këtyre kafshëve, të cilat as nuk janë rrezikuar dhe as kanë pësuar dëmtime dhe në fund të testeve janë lëshuar në natyrë.
Dobia e një kërkimi të tillë mund të shpjegohet nga vetë studiuesit, të cilët pohojnë se kërkimi i frymëzimit në organizmat biotikë, kur flitet për robotikë, ka gjithmonë kuptim, duke qenë se gjatë miliona viteve kafshët kanë evoluar për të qenë më të mirët në atë që bëjnë.
Edel Strazimiri / SCAN

Parisi do të rikthejë notin në lumin Senës pas 100 vitesh!
Parisi planifikon ta bëjë Senën qendrën e Lojërave Olimpike të 2024-ës, me përpjekje afatgjata për të pastruar lumin duke lejuar që ngjarjet e notit të......

Temperatura më e lartë e ujit të detit - Florida vendos një rekord të ri në 37.8 gradë Celsius
Temperatura e ujit të detit në Florida arriti nivelet rekord, duke kaluar 37.8 gradë Celsius dy ditë me radhë. Dhe meteorologët thonë se ai potencialisht mund......

FMN parashikon tkurrje të ekonomisë gjermane - Shkak kryesor, industria e dobët prodhuese në vend
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur pritshmëritë e rritjes për ekonominë gjermane në vitin 2023, duke pritur një tkurrje prej 0.3 %. Ndër vendet e G7,......

BE paguan për transportin e grurit ukrainas - Vendet anëtare marrin përsipër dhe kostot shtesë
Bashkimi Europian është i gatshëm të eksportojë pothuajse të gjithë prodhimin e fermave të Ukrainës përmes "korsive të solidaritetit" dhe të ndihmojë në......

Fabrika prej 4.6 miliardë dollarësh që do të prodhojë "karburantin e së ardhmes"!
Në Gjirin e Nelson Mandelës, në Kepin Lindor të Afrikës së Jugut, mijëra hektarë tokë mund të bëhen një ditë fabrika më e madhe e amoniakut të gjelbër në botë.......

Pse kaq shumë vizitorë duan të zhvendosen në këtë ishull 'sekret'?!
Ndonjëherë nevojitet vetëm një vizitë për të bindur vizitorët të paketojnë gjërat e tyre dhe të lëvizin përgjithmonë në Bonaire. Ishulli holandez i Karaibeve......

“AI i jep jetë të re sektorit teknologjik” - Microsoft dhe Google raportojnë fitime më të larta se pritshmëritë
Titanët e teknologjisë Google dhe Microsoft njoftuan fitime më të mira se sa pritej, pasi furia mbi inteligjencën artificiale ngjall interesin e investitorëve......

Temperaturat mund ta bëjnë tokën pjesërisht të pabanueshme - 1/5 e popullsisë së botës do të rrezikohet në të ardhmen nga nxehtësia vdekjeprurëse
Në hemisferën veriore temperaturat e motit kanë arritur nivele të larta rekord, në vendet si Greqi, Itali, Spanjë, Kinë, SHBA apo Japoni. Aktualisht nga shumë......