BE paguan për transportin e grurit ukrainas - Vendet anëtare marrin përsipër dhe kostot shtesë

Bashkimi Europian është i gatshëm të eksportojë pothuajse të gjithë prodhimin e fermave të Ukrainës përmes "korsive të solidaritetit" dhe të ndihmojë në mbulimin e kostove. Deklarata u bë nga komisioneri i BE-së për bujqësinë, Janusz Wojciechowski, pasi Rusia u tërhoq nga një marrëveshje drithërash e mbështetur nga OKB-ja.
Korsitë e solidaritetit janë lidhjet e transportit hekurudhor dhe rrugor përmes vendeve anëtare të BE-së që kufizojnë Ukrainën si Polonia dhe Hungaria, ndërsa korsia më e rëndësishme është përmes Rumanisë.
Wojciechowski tha se BE po analizonte disa nisma nga vendet anëtare për të dalë me një plan të përbashkët për të mbuluar kostot shtesë të transportit.
Marrëveshja e Detit të Zi, e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia korrikun e kaluar, synonte të ndihmonte në parandalimin e një krize globale ushqimore, duke lejuar eksportimin e sigurt të grurit të bllokuar nga lufta në Ukrainë. Rusia u tërhoq javën e kaluar.
Rreth 60% e eksporteve të Ukrainës u dërguan përmes korsive të solidaritetit dhe 40% kalonin përmes Detit të Zi, ndërsa marrëveshja e grurit e mbështetur nga OKB-ja ende në fuqi. Skadimi i marrëveshjes pritet të ndikojë shumë në vendet e Afrikës që vareshin nga dërgesat nga deti.
Zgjerimi i tranzitit të drithërave përmes BE-së është i rëndësishëm për Poloninë dhe disa vende të tjera të BE-së në kufi me Ukrainën, ku fermerët janë nën presion nga rritja e importeve ukrainase.
Në maj, BE lejoi pesë vende afër Ukrainës - Bullgarinë, Hungarinë, Poloninë, Rumaninë dhe Sllovakinë - të ndalonin shitjet e brendshme të grurit, misrit dhe farave vajore ukrainase duke lejuar kalimin përmes tyre për eksport të mëtejshëm. BE do ta rishikojë ndalimin pasi disa vende kërkuan shtyrje përtej skadimit të afatit të 15 shtatorit.
Dorina Kurtaj / SCAN

Fabrika prej 4.6 miliardë dollarësh që do të prodhojë "karburantin e së ardhmes"!
Në Gjirin e Nelson Mandelës, në Kepin Lindor të Afrikës së Jugut, mijëra hektarë tokë mund të bëhen një ditë fabrika më e madhe e amoniakut të gjelbër në botë.......

Pse kaq shumë vizitorë duan të zhvendosen në këtë ishull 'sekret'?!
Ndonjëherë nevojitet vetëm një vizitë për të bindur vizitorët të paketojnë gjërat e tyre dhe të lëvizin përgjithmonë në Bonaire. Ishulli holandez i Karaibeve......

“AI i jep jetë të re sektorit teknologjik” - Microsoft dhe Google raportojnë fitime më të larta se pritshmëritë
Titanët e teknologjisë Google dhe Microsoft njoftuan fitime më të mira se sa pritej, pasi furia mbi inteligjencën artificiale ngjall interesin e investitorëve......

Temperaturat mund ta bëjnë tokën pjesërisht të pabanueshme - 1/5 e popullsisë së botës do të rrezikohet në të ardhmen nga nxehtësia vdekjeprurëse
Në hemisferën veriore temperaturat e motit kanë arritur nivele të larta rekord, në vendet si Greqi, Itali, Spanjë, Kinë, SHBA apo Japoni. Aktualisht nga shumë......

Zjarre masive në Shqipëri, plantacione ullinjsh të djegura!
Vala e nxehtë Cerberus, e shtrirë në Europën Jugore, ka përfshirë prej dy javësh edhe Shqipërinë. Ajo arriti kulmin e saj të martën (25.07) kur të nxehtët u......

Ndryshon kurba e kursit të këmbimit - Rikuperojnë pikë valutat kryesore!
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë mëngjes duke regjistruar një rritje të lehtë pas një periudhe të gjatë zbritjeje në raport me Lekun teksa është blerë......

Ankandi i parqeve eolike, francezët e TOTAL ofrojnë çmimin më të ulët 44.88 Euro/ MWh
Faza e fundit e ankandit ndërkombëtar për ndërtimin e parqeve që do të prodhojnë energji nga era është mbyllur pasditen e 25 korrikut me oferta mjaft të mira......

Takim prezantues mes studentëve të TBU dhe drejtuesve të Grupit Balfin! Fokusi, praktikat profesionale dhe punësimi i studentëve
U zhvillua në Tiranë një takim prezantues ndërmjet drejtuesve, studentëve, alumnëve dhe pedagogëve të Tirana Business University, me drejtuesit e Grupit......