Shqipëria Postuar më 26 Korrik 2023, 13:58

“Rebelimi” i eksportuesve “tremb” lekun - Valutat kryesore fitojnë disi terrenin e humbur gjatë muajve të fundit

Nga SCAN TV
“Rebelimi” i eksportuesve “tremb” lekun - Valutat

Valutat kryesore botërore, si euro, dollari amerikan, paundi britanik dhe franga zvicerane kanë fituar ndjeshëm terren ndaj lekut të mërkurën. Vlerësimin më të madh e ka regjistruar euro me mbi 1 pikë, ku në orët e mesditës, sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye mesatarisht me 102,22 lekë. Vetëm 24 orë më parë euro “vlente” vetëm 101.07 lekë. Vlerësimin më të madh monedha e përbashkët europianë e ka regjistruar në tregun e lirë ku u ble me 101,6 dhe u shit më 103,3 lekë.

Një ditë më parë eksportuesit shprehën për të disatën herë këtë vit shqetësimin e tyre për zhvlerësimin e euros, çka sipas tyre vetëm në 6 muaj u ka kushtuar rreth 100 milionë euro humbje. Ata kërkuan nga qeveria kompensim të menjëhershëm të të ardhurave të munguara deri në nivelin 15 %. Gjithashtu, propozuan një kurs këmbimi fiks të përkohshëm. Në rast të mosgjetjes së zgjidhjes nga ana e qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë, eksportuesit paralajmëruan edhe protesta masive.

Dhe nuk kaluan as 24 orë nga këto deklarata dhe monedha jonë kombëtare u “tulat” përpara valutave kryesore, pasi të njëjtën tendencë të euros e ndoqën edhe dollari amerikan, paundi britanik dhe franga zvicerane.

Por, a do të kemi një “rikthim” të lekut? Shifrat më të fundit zyrtare për lëvizjen e shtetasve gjatë muajit qershor të bën të mendosh se po. Vetëm gjatë këtij muaji në Shqipëri hynë mbi 1 milionë turistë. Ndërkohë, që sezoni turistik ka edhe gushtin, një muaj që historikisht është edhe kulmi I stinës së verës dhe ardhjes së turistëve të huaj në Shëqipëri. E sesa do të ndikojë kjo tendëncë në kursin e këmbimit, vetëm fundi I këtij muaji mund ta tregojë.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat