Ekonomia gjermane në "recesion teknik"

Në fillim të gjysmës së dytë të vitit, gjendja në ekonominë gjermane u përkeqësua papritur. Klima e biznesit sipas Ifo ka shënuar rënie në korrik nga 88.6 pikë në muajin e kaluar në 87.3 pikë. Rënie e klimës së biznesit është shënuar për të tretën herë radhazi, njoftoi Instituti ifo i Mynihut në sondazhin e tij me rreth 9.000 menaxherë. Ekspertët prisnin një rënie më të vogël.
Klima e biznesit është e turbullt në të gjitha fushat. Në industrinë e ndërtimit, treguesi ra në nivelin më të ulët që nga shkurti i vitit 2010. Kjo degë e industrisë vuan prej kohësh për shkak të rritjes së ndjeshme të normave të interesit dhe kostove të larta të ndërtimit. "Situata në ekonominë gjermane po bëhet gjithnjë e më e zymtë," tha presidenti i Ifo, Klemens Fuest. Kompanitë janë dukshëm më të pakënaqura, veçanërisht me zhvillimet aktuale të biznesit. Ndërkohë që janë përkeqësuar edhe pritjet e bizneseve.
Sipas institutit ifo, Gjermania tani kërcënohet me një "recesion veror", pas të ashtuquajturit "recesion dimëror". "Faza e dobësisë në ekonominë gjermane po vazhdon," tha Klaus Wollrabe, nga ifo. Prodhimi i brendshëm bruto pritet të bjerë në tremujorin e tretë, pas ngecjes së shënuar në pranverë. "Kompanitë mund të përpunojnë më mirë bizneset aktuale, sepse pengesat e furnizimit po zvogëlohen," tha Wohlrabe. "Por ato kanë më pak porosi të reja."
Nuk ka pothuajse asnjë fije shprese në industri. Ndërkohë sektori i inxhinierisë mekanike dhe elektrike si dhe industria kimike janë dobësuar kohët e fundit. Kërkesa nga jashtë është gjithashtu mjaft e dobët. "Nuk duhet të presim ndonjë rritje në fushën e eksporteve”, tha eksperti i ifo.
Vëllimi i ekonomisë gjermane ka shënuar rënie në fund të vitit 2022 dhe në fillim të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Që atëherë në Gjermani ka një të ashtuquajtur recesion teknik. Sipas Bundesbank, ekonomia duhej të rimëkëmbej pak në tremujorin e dytë. Por rreziku i një recesioni që zgjat deri në fund të verës është rritur në mënyrë dramatike.
Për Jörg Kremer, kryeekonomist në Komerzbank, rënia tregon "një tkurrje të vazhdueshme të ekonomisë gjermane edhe në gjysmën e dytë të vitit". "Ka shenja recesioni edhe në pjesën tjetër të Eurozonës," tha Kremer. Edhe Jens-Oliver Niklas, ekonomist në LBBW, thotë: "Ne jemi në një recesion dhe nuk do të dalim nga ai shpejt. "
Ndërsa Jörg Zeuner nga Union Investment, sheh një lidhje midis ekonomisë dhe tregut të aksioneve: "Fakti që indeksi i klimës së biznesit ifo vazhdon të bjerë dhe çmimet në bursë po rriten sërish, tregon edhe një herë se ekonomia reale dhe tregjet financiare janë të ndërthurura ngushtë, por që nuk janë gjithmonë reflektim i njëri-tjetrit”.
Ndërkohë që tregjet e kapitalit presin fundin e ciklit të rritjes së normave të interesit dhe e shikojnë me shumë shpresë temën e inteligjencës artificiale, sipas Zeuner, efekti i plotë frenues i politikës më të shtrënguar monetare po ndikon tashmë në ekonominë reale. "Kjo është arsyeja pse ne këtë vit nuk presim ndonjë hop në zhvillimin ekonomik," thotë ai. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Kërcejnë valutat kryesore – Rritje e fortë 0për Dollarin, Euron, Frangën dhe Paundin Brenda natës!
Pas një periudhë rënieje të vazhdueshme të konsiderueshme përgjatë dy javëve tashmë të gjitha valutat kryesore kanë regjistruar një rritje befasuese dhe të......

‘Thashethem vere’! Përgënjeshtrohet lajmi për shkarkimin e ministres së Financave Delina Ibrahimaj
‘Thashethem vere’! Kështu e ka cilësuar ministrja e Financave Delina Ibrahimaj lajmin që qarkulloi në media për shkarkimin e saj nga detyra. Para nisjes së......

Biznesi gjerman fokuson Shqipërinë - Rritet interesi për energjinë e rinovueshme
Një konferencë ekonomike bëri bashkë investitorë gjermanë, shqiptarë dhe nga vende të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Interesi i investitorëve gjermanë në......

Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë - Rihapet tenderi për studimin e fizibilitetit, që kushton 200 milionë lekë
Tirana dhe Prishtina, përpos rrugëve automobilistike dhe ajrore, do të lidhen edhe në rrugë hekurudhore. Agjencia e Prokurimit Publik ka rihapur tenderin për......

“Rebelimi” i eksportuesve “tremb” lekun - Valutat kryesore fitojnë disi terrenin e humbur gjatë muajve të fundit
Valutat kryesore botërore, si euro, dollari amerikan, paundi britanik dhe franga zvicerane kanë fituar ndjeshëm terren ndaj lekut të mërkurën. Vlerësimin më të......

“2 vite punë intensive për ankandin e parqeve eolike” - Balluku: Faza përgatitore me BERZH, e domosdoshme për një procedurë cilësore
Pas një pune intensive përgatitore që zgjati më shumë se dy vite në bashkëpunim me BERZH, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka zhvilluar me sukses......

Kapitali bankar, shqiptarët drejt dominimit, të parët turqit - Si ndryshoi struktura. Në rritje hungarezët, tkurren grekët
Viti 2023 e ka gjetur sistemin bankar shqiptar me ndyshime rrënjesore sa i përket strukturës së kapitalit. Një e katërta e këtij kapitali tashmë është me......

Vetëm në Qershor, 1 mln të huaj në Shqipëri - Kosova dhe Italia regjistrojnë numrin më të lartë të hyrjeve në vend
Sezoni i verës regjistron shifra rekord sa i përket lëvizjes së shtetasve referuar të dhënave zyrtare për muajin qershor. Hyrjet e shtetasve të huaj në......