Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë - Rihapet tenderi për studimin e fizibilitetit, që kushton 200 milionë lekë

Tirana dhe Prishtina, përpos rrugëve automobilistike dhe ajrore, do të lidhen edhe në rrugë hekurudhore. Agjencia e Prokurimit Publik ka rihapur tenderin për kryerjen e studimit të Fizibilitetit dhe Projekt- Ide për Lidhjen Hekurudhore Durrës-Prishtinë, me një fond limit prej 200 milionë lekësh.
Raporti përfundimtar i studimit të fizbilitetit duhet të dorëzohet në një afat prej 14 muajsh, çka do të thotë që me finalizimin me sukses të kësaj procedure do ti hapet rrugë vënies në jetë të këtij projekti.
Sipas dokumenteve të tenderit, synohet që gjatësia e hekurudhës të paktën 120 km; të paktën 20 km tunele dhe 40 km struktura që janë studiuar si pjesë e projektit. Referuar dokumentit, ndërtimi i linjës hekurudhore (Durrës – Prishtinë) është i një rëndësie të veçantë për Shqipërinë dhe Kosovën pasi do të mundësojë një zhvillim të shpejtë të transportit hekurudhor të udhëtarëve dhe mallrave.
Kjo linjë e re hekurudhore do të plotësojë së pari nevojat e transportit të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe nevojat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, duke përfshirë Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë dhe vende të tjera që janë gjithashtu të lidhura me Korridorin Hekurudhor X dhe Korridorin Hekurudhor IV.
Gjithashtu, do të mundësonte një lidhje shumë të rëndësishme të porteve detare me terminalet tokësore dhe të të gjitha llojeve të industrive prodhuese në BP dhe më gjerë. Procedura e prokurimit publik u hap për herë të parë në mesin e tetorit 2022, ndërkohë që 6 muaj më pas Komisioni i Prokurimit Publik ka urdhëruar rivlerësimin e ofertave, duke pranuar ankesën e konsorciumit, ku bën pjesë edhe një kompani austriake.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

“Rebelimi” i eksportuesve “tremb” lekun - Valutat kryesore fitojnë disi terrenin e humbur gjatë muajve të fundit
Valutat kryesore botërore, si euro, dollari amerikan, paundi britanik dhe franga zvicerane kanë fituar ndjeshëm terren ndaj lekut të mërkurën. Vlerësimin më të......

“2 vite punë intensive për ankandin e parqeve eolike” - Balluku: Faza përgatitore me BERZH, e domosdoshme për një procedurë cilësore
Pas një pune intensive përgatitore që zgjati më shumë se dy vite në bashkëpunim me BERZH, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka zhvilluar me sukses......

Kapitali bankar, shqiptarët drejt dominimit, të parët turqit - Si ndryshoi struktura. Në rritje hungarezët, tkurren grekët
Viti 2023 e ka gjetur sistemin bankar shqiptar me ndyshime rrënjesore sa i përket strukturës së kapitalit. Një e katërta e këtij kapitali tashmë është me......

Vetëm në Qershor, 1 mln të huaj në Shqipëri - Kosova dhe Italia regjistrojnë numrin më të lartë të hyrjeve në vend
Sezoni i verës regjistron shifra rekord sa i përket lëvizjes së shtetasve referuar të dhënave zyrtare për muajin qershor. Hyrjet e shtetasve të huaj në......

Temperaturat e larta, sa kondicionerë u hodhën në treg? - Qytetarët zgjedhin të blejnë më shumë ventilatorë për shkak të çmimit më të lirë
Rritja e temperaturave në vend shoqërohet dhe me përdorim të shtuar të pajisjeve ftohëse, siç janë ventilatorët apo kondicionerët dhe rrjedhimit rritjen e......

Popullsia e Japonisë është ulur me ritmin më të shpejtë ndonjëherë ndërsa banorët e huaj rriten në shifra rekord!
Numri i japonezëve është ulur me ritmin më të shpejtë ndonjëherë, ndërsa numri i banorëve të huaj është rritur në një rekord prej afro 3 milionë, treguan të......

Robotët hibridë me pjesë insektesh të gjalla!
Ideja, duhet thënë, është origjinale dhe përfaqëson një hap të vogël në integrimin midis formave të jetës biologjike dhe robotike: përdorimi i insekteve të......

Parisi do të rikthejë notin në lumin Senës pas 100 vitesh!
Parisi planifikon ta bëjë Senën qendrën e Lojërave Olimpike të 2024-ës, me përpjekje afatgjata për të pastruar lumin duke lejuar që ngjarjet e notit të......