Shqipëria Postuar më 26 Korrik 2023, 14:21

Biznesi gjerman fokuson Shqipërinë - Rritet interesi për energjinë e rinovueshme

Nga SCAN TV
Biznesi gjerman fokuson Shqipërinë - Rritet interesi për

Një konferencë ekonomike bëri bashkë investitorë gjermanë, shqiptarë dhe nga vende të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Interesi i investitorëve gjermanë në Shqipëri është rritur e ndërsa fokusi është energjia e rinovueshme, real estate etj. Bizneset gjermane janë të gatshëm të zgjerohen në Shqipëri, pasi mundësitë janë të shumta për të rritur investimet e tyre në vendin tonë.

Por cilat janë zonat ku mund të investohet më së tepërmi në Shqipëri përsa i përket energjisë së rinovueshme?

Amit Ismailji Sipërmarrës

“Ne kemi parë toka shumë të mëdha, janë të destinuara për investim. Por duhen parë se ku janë, kush do t’i menaxhojë.”

Fokus i këtij orgnizimi mbetet dhe ndërtimi i urave lidhëse të biznesit gjerman dhe atij shqiptar.

Ronaldo Bajo Organizator

“Ne duhet të arrijmë të organizojmë ndërtimin e urave të biznesit, për investitorë të huaj që vijnë në Shqipëri dhe që investojnë me kapital të tyre, por edhe në BP. Edhe investitorët shqiptar që duan të investojnë, ne themi që jemi në urë lidhëse e Gjermanisë dhe Ballkanit Perëndimor”

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat