Shqipëria Postuar më 8 Shkurt 2021, 12:32

Korçarët nën tension. 1 në 6 vuan hipertensionin, 63% mbi mesataren kombëtare

Nga SCAN TV
Korçarët nën tension. 1 në 6 vuan hipertensionin, 63% mbi

Diagnostikimet me sëmundje kronike, siç janë Hipertensioni Arterial dhe Diabeti, po rriten nga dita në ditë duke shkaktuar kështu një impakt të thellë mbi personat e prekur dhe mbi familjarët e tyre, pasi ndryshimet që vijnë prej këtyre sëmundjeve mund të prekin cilësinë dhe mirëqenien e jetesës së individit.

Sipas shifrave më të fundit nga INSTAT, gjatë vitit 2019 sëmundshmëria e raportuar për Hipertensionin Arterial dhe Diabetin vazhdon të ngelet më e larta mes gjithë sëmundjeve të tjera kronike të raportuara. Sipas informacionit të bazuar mbi raportimin e mjekëve, për individët të diagnistikuar me këto sëmundje, shohim se numrin më të madh të personave me hipertension arterial e ka qarku i Korçës me 1521 raste për 10 mijë banorë, i ndjekur nga Berati dhe nga Vlora. Duhet thëne se prevalenca e rasteve të hipertensionit për Korçën është 63% mbi mesataren kombëtare ku 1 në 6 persona vuan nga hipertensioni, e ndërsa qarku i Durrësit qëndron 70% nën mesataren kombëtare.

Numrin më të lartë të të prekurve më sëmundjen e diabetit e mban qarku i Elbasanit me 352 raste për 10 mijë banorë, i pasuar nga qarku i Durrësit me 322 dhe i Lezhës me 293 raste për 10 mijë banorë. Numrin më të vogël të të prekurve me diabet e regjistron qarku i Beratit. Prevalenca e rasteve të diabetit për Elbasanin qëndron 82% mbi mesataren komëtare.

Sondazh

Poll
Shqipëria 5 Shkurt

Si e ka goditur pandemia kulturën?

Ashtu si çdo sektor tjetër në vendin tonë dhe arti e institucionet kulturore, sidomos ato institucione që aplikojnë artet skenike ku kanë pjesëmarrëse një......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat