Bien sërish kreditë me probleme. Në 8.2% gjatë nëntorit, “zerohet” pandemia

Norma e kredive bruto ndaj totalit ka pësuar një rënie të mëtejshme, pavarësisht se modeste, gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Sipas shifrave zyrtare, ky tregues gjatë muajit të parafundit të vitit ka zbritur në 8.2%, nga 8.29% që ishte gjatë muajit paraadhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, indikatori është 1.3 pikë përqindje më i ulët. Pavarësisht çdogjëjë që ka ndodhur gjatë vitit të kaluar, me shpërthimin e pandemisë, ky tregues, aktualisht është më i ulët se përpara shpërthimit të krizës së shkaktuar nga pandemia. Indikatori ka pësuar një rritje mjaft të lehtë gjatë tremujorit të tretë të vitit, por ka filluar sërish uljen me hyrjen e tremujorit të katërt të vitit. Indikatori që mat kreditë me probleme është një prej treguesve më të saktë të shëndetit financiar të bankave, dhe ecuria e tij në një prej viteve më të vështirë për ekonominë shqiptare, flet qartë jo vetëm për aftësinë paguese të shqiptarëve, por edhe për shëndetin bankar.
Që prej vitit 2014, treguesi i kredive me probleme ka pësuar një rënie drastike, me thuajse 3 herë, nga rreth 24% që ishte, në rreth 8% aktualisht. Ecuria gjatë viteve të fundit në kahun rënës ka qenë thuajse konstante.

Si e ka goditur pandemia kulturën?
Ashtu si çdo sektor tjetër në vendin tonë dhe arti e institucionet kulturore, sidomos ato institucione që aplikojnë artet skenike ku kanë pjesëmarrëse një......

Sa para tërheqin shqiptarët në bankomat? Mesatarisht, 13.200 lekë për një transaksion
Gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, shqiptarët kanë tërhequr më pak para se muaji paraardhës nëpër pikat ATM, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e......

Harta e shpërndarjes së vaksinave nga COVAX. Si pozicionohet Shqipëria?
COVAX ka publikuar së fundmi një informacion rreth shpërndarjes së përkohshme të vaksinave dhe parashikimin për disponueshmërinë e dozave nga Pfizer-BioNTech......

Cilat janë lagjet më të preferuara të Tiranës? “Unaza e re”, “Farka” dhe “ish-kinemaja”! “Kombinati” “zbrazet”
“Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat e Open Data, Bashkia Tiranë, sa i përket e lëvizjes së popullsisë sipas njësive administrative të Tiranës gjatë......

Rritje rekord e huasë për blerje banesash nga individët gjatë janarit, në rënie të ndjeshme për bizneset
Huatë e reja nga sistemi bankar gjatë muajit të parë të vitit kanë qenë 11.3 mld lekë, tregojnë shifrat zyrtare. Kjo shifër është më e ulët krahasuar me muajt......

Rriten lehtë rezervat ndërkombëtare – Afër rekordit historik të qershorit, por pakësohen shufrat e arit
Rezervat ndërkombëtarë të Bankës së Shqipërisë janë rritur lehtë gjatë shtatorit, tregojnë shifrat e fundit zyrtare. Sipas këtyre të dhënave, rezervat......

Rimëkëmbet kreditimi në T3 – Kredia për banesë kryeson te individët, transporti “udhëheqin” bizneset
Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në tremujorin e tretë të këtij vitit stoku i huasë në banka kapi vlerën e 195 miliardë lekë. Shuma e......

Depozitat bankare i afrohen rekordit historik! Prekin nivelin e 1.25 trilionë lekëve, Tirana zë gati gjysmën
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë sinjalizojnë një rritje të ndjeshme të depozitave në tremujorin e tretë të vitit, pas një rënie në tremujorin e dytë, kur edhe......