Shqipëria Postuar më 29 Tetor 2020, 10:10

Depozitat bankare i afrohen rekordit historik! Prekin nivelin e 1.25 trilionë lekëve, Tirana zë gati gjysmën

Nga SCAN TV
Depozitat bankare i afrohen rekordit historik! Prekin nivelin e 1.25

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë sinjalizojnë një rritje të ndjeshme të depozitave në tremujorin e tretë të vitit, pas një rënie në tremujorin e dytë, kur edhe pandemia goditi me forcën më të madhe në ekonomi. Kështu, të dhënat e tremujorit të tretë të vitit për depozitat në total, pra në lekë dhe valutë, flasin për një nivel në 1.253 trilionë lekë, nga rreth 1.23 trilionë në tremujorin paraardhës. Shifra i afrohet kështu nivelit të tremujorit të parë të vitit, kur regjistrohej edhe rekordi absolut i depozitave në vendin tonë, në vlerën e 1.255 trilionë lekëve.

Sa i përket depozitave sipas rretheve, Tirana mban padiskutim vendin e parë, me rreth 571 mld lekë depozita. Diferenca e Tiranës me qarqet e tjera të vendit është mjaft e ndjeshme. Kryeqyteti zë rreth 46% të totalit të depozitave në vendin tonë.

Durrësi zë vendin e dytë me “vetëm” 92 mld lekë depozita. Vendin e fundit ndërkohë e zë Lezha me 21 mld lekë, si në lek, ashtu edhe në valutë.

Janë vetëm dy qarqet e vendit të cilat regjistrojnë rënie të depozitave në tremujorin e tretë të vitit; Shkodra dhe Korça. Të gjitha qarqet e tjera regjistrojnë rritje, sinjalizojnë të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat