Kemi sistemin shëndetësor më të mirë në rajon?! ‘Madje më mirë edhe se Turqia’, e thotë studimi shkencor i “The Lancet”
“The Lancet”, revista mjekësore më prestigjioze në botë ka publikuar një renditje të sistemeve shëndetësore të 204 vendeve të ndryshme të globit, bazuar mbi 42 kritere, teknike, të gjitha të bazuara në efektshmërinë e trajtimeve mjekësore. Sipas pretigjiozes, kjo është e vetmja mënyrë shkencore për të matur cilësinë e sistemit shëndetësor të një vendi.
Por, si renditet Shqipëria mes këtyre 204 shteteve?
Grumbullon 70-të pikë në indeksin e përgjithshëm, thotë studimi, aq sa Letonia, Lituania, apo Rumania në Europë dhe më mirë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, apo Maqedonia e Veriut, si dhe më mirë se vende si Bullgaria, Moldavia, Gjeorgjia, apo edhe Turqia, sado që mund të duket e çuditshme për shumëkënd, duke pasur parasysh edhe perceptimin e krijuar se, sistemi shëndetësor në vendin tonë është ndër më të dobëtit në Europë.
Por, sipas “The Lancet”, faktet flasin ndryshe. Studimi është 100% shkencor dhe i referohet trajtimeve të sëmundjeve të ndryshme, secila prej të cilave përbën një kriter dhe pikëzohet për t`u përfshirë në indeksin e përgjithshëm. Studimi nuk merr për bazë në asnjë moment në mënyrë të drejtpërdrejtë indikatorë si infrastruktura, apo korrupsioni, por vetëm efikasitetin e trajtimeve.
I publikuar në një kohë të tillë kur pandemia po shkakton debate të shumta, ndoshta ky studim mund të shërbejë edhe si një dozë e mirë besimi ndaj bluzave të bardha në vendin tonë. Në nivel global, Japonia, Islanda dhe Norvegjia marrin pikët më të larta, të ndjekura nga vende si Andorra, Luksemburgu, Franca, Finlanda, Kanadaja, etj.
Sondazh

Ekskluzive/ Moody`s për ekonominë shqiptare: “Kujdes me politikat fiskale, mund të ketë zhvlerësim. Ekonomia në rënie me 7,1%”
Moody`s është e para ndër 3 agjencitë kryesore të vlerësimit të kreditit që vlerëson ekonominë shqiptare në kuadër të pandemisë. “Scan Intelligence Unit” ka......

Remitancat u rritën me 6.5% në 2019, jemi të parafundit në rajon, me “vetëm” 343 euro për frymë
Të dhënat më të fundit nga Eurostat tregojnë se gjatë vitit të kaluar, remitancat në vendin tonë kapën vlerën e 987 milionë eurove, nga rreth 926 milionë euro,......

Ekskluzive/ Moody`s zhvlerëson ekonominë! Në 2 nga 6 indikatorë ul notën, mban të pandryshuar notën e bankave
Në analizën më të fundit të kreditit për vendin tonë, të siguruar ekskluzivisht nga “Scan Intelligence Unit”, agjencia e vlerësimit të kreditit, Moody`s......

Turizmi shqiptar nën pandeminë – Jemi ndër 10 vendet me rënien më të madhe në Europë
“Scan” ka përpunuar të dhënat më të fundit të Instat, Eurostat dhe instituteve të tjera të statistikave në vendet e tjera europiane, për të kuptuar se sa ka......

Sa kushton një metër katror? Për ndërtesat për banim, kosto mesatare e ndërtimit në 36,800 lekë
Pavarësisht çmimit me të cilin shitet në treg, në çdo cep të Shqipërisë qoftë, një metër katror shtëpi banimi, private apo rezidencë, ka një kosto mesatare, që......

Shqiptarët në BE, rekord në 2019-ën. Shifra më e lartë që prej 2010-ës. “Dynden” në Kroaci e Maltë me leje qëndrimi
Numri i shqiptarëve të cilët kanë marrë një leje qëndrimi në një prej vendeve të Bashkimit Europian gjatë 2019-ës ka prekur një rekord të ri, më të lartin që......

Nuk ka qenë ky viti më i keq për biznesin?! Subjektet që kanë kaluar në status pasiv, më pak se 2018. Saranda, rekord historik
Gjatë këtij viti, që nga 1 janari, deri më 30 dhjetor, janë 9044 ndërmarrjet të cilat kanë kaluar në status pasiv. Sipas ligjit "Për procedurat tatimore në......

Të fitosh nga paraja! Normat e interesit të depozitave, mesatarisht 0.7% në lekë, dhe 0.18% në euro
Sipas shifrave zyrtare të Bankës së Shqiëprisë, sa i përket normave të interesit për depozitat në lekë, rezulton se, ato variojnë nga 0-4% në varësi të bankës......