Remitancat u rritën me 6.5% në 2019, jemi të parafundit në rajon, me “vetëm” 343 euro për frymë

Të dhënat më të fundit nga Eurostat tregojnë se gjatë vitit të kaluar, remitancat në vendin tonë kapën vlerën e 987 milionë eurove, nga rreth 926 milionë euro, që ishin gjatë vitit paraardhës, pra në rritje me 6.5%. Edhe vlera e parave të dërguara nga Shqipëria drejt vendeve të tjera është rritur lehtë, me rreth 4 milionë euro, për të prekur shifrën e 77 milionë eurove.
Ndërkaq, sa i përket remitancave, 618 milionë euro, ose 63% e totalit vijnë nga vendet brenda Bashkimit Europian, ndërsa pjesa e mbetur, nga jashtë unionit.
Në shifra absolute, Shqipëria ka nivelin e tretë më të lartë të remitancave në Ballkanin Perëndimor, pas Serbisë dhe pas Bosnje Hercegovinës. Nga të dhënat e përpunuara nga “Scan Intelligence Unit”, rezulton se, për frymë, në Europë, Shqipëria në 2019, numëron mesatarisht 343 euro remitanca. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, kjo është norma e parafundit më e ulët, më e lartë vetëm se Maqedonia e Veriut, që numëron vetëm 98 euro për frymë remitanca në vit.
Mes të gjitha vendeve të Europës të analizuara ndërkohë, Shqipëria rezulton të jetë e 8-ta sa i përket fluksit më të madh te remitancave për frymë në vit. Në kontinentin e vjetër, Kosova mban vendin e parë, me rreth 473 euro për frymë në vit. Në tabelën më poshtë bie në sy edhe pozicioni i Gjermanisë në vendin e fundit, me vetëm 10 cent remitanca pë frymë në vit.
Sa i përket dërgesave ndërkohë, jemi në pjesën fundore të tabelës, pasi me vetëm 26.8 euro për frymë dërgesa, zëmë vendin e 10-të nga fundi në Europë, por, jemi të dytët në rajon, madje më mirë edhe se Serbia. Vetëm Mali i Zi rezulton të jetë më “zemërgjerë” se ne me dërgesat jashtë vendit për frymë.
Sondazh

Ekskluzive/ Moody`s zhvlerëson ekonominë! Në 2 nga 6 indikatorë ul notën, mban të pandryshuar notën e bankave
Në analizën më të fundit të kreditit për vendin tonë, të siguruar ekskluzivisht nga “Scan Intelligence Unit”, agjencia e vlerësimit të kreditit, Moody`s......

Turizmi shqiptar nën pandeminë – Jemi ndër 10 vendet me rënien më të madhe në Europë
“Scan” ka përpunuar të dhënat më të fundit të Instat, Eurostat dhe instituteve të tjera të statistikave në vendet e tjera europiane, për të kuptuar se sa ka......

Sa kushton një metër katror? Për ndërtesat për banim, kosto mesatare e ndërtimit në 36,800 lekë
Pavarësisht çmimit me të cilin shitet në treg, në çdo cep të Shqipërisë qoftë, një metër katror shtëpi banimi, private apo rezidencë, ka një kosto mesatare, që......

Shqiptarët në BE, rekord në 2019-ën. Shifra më e lartë që prej 2010-ës. “Dynden” në Kroaci e Maltë me leje qëndrimi
Numri i shqiptarëve të cilët kanë marrë një leje qëndrimi në një prej vendeve të Bashkimit Europian gjatë 2019-ës ka prekur një rekord të ri, më të lartin që......

Nuk ka qenë ky viti më i keq për biznesin?! Subjektet që kanë kaluar në status pasiv, më pak se 2018. Saranda, rekord historik
Gjatë këtij viti, që nga 1 janari, deri më 30 dhjetor, janë 9044 ndërmarrjet të cilat kanë kaluar në status pasiv. Sipas ligjit "Për procedurat tatimore në......

Të fitosh nga paraja! Normat e interesit të depozitave, mesatarisht 0.7% në lekë, dhe 0.18% në euro
Sipas shifrave zyrtare të Bankës së Shqiëprisë, sa i përket normave të interesit për depozitat në lekë, rezulton se, ato variojnë nga 0-4% në varësi të bankës......

Vijon të rritet kreditimi, Huaja e re, 9.2% rritje në nëntor, zgjerohet ndjeshëm kredia për banesë
Kredia e re për individët gjatë muajit nëntor fiksohet në 16.5 mld lekë, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, ç`ka përkthehet në rreth 133......

Shifrat e diasporës. 1.68 mln shqiptarë jetojnë jashtë vendit
Numri i individëvë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë është rritur me 2.6% gjatë 2019-ës tregojnë shifrat zyrtare nga Instuituti i Statistikave. Numri......