Vijon të rritet kreditimi, Huaja e re, 9.2% rritje në nëntor, zgjerohet ndjeshëm kredia për banesë

Kredia e re për individët gjatë muajit nëntor fiksohet në 16.5 mld lekë, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, ç`ka përkthehet në rreth 133 milionë euro. Krahasuar me muajin paraardhës shifra rezulton në ulje, por kjo është një tendencë sezonale e vërejtur edhe vitet e kaluara. Krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, shifra regjistrohet në rritje prej 9.2%. Madje, shifra rezulton të jetë më e lartë edhe se e njëjta periudhë e vitit 2018, tregojnë shifrat zyrtare.
Nëntori konfirmon gjithashtu tendencën në rritje për kredinë e re për blerje banese. Gjatë muajit të parafundit të vitit, 2.66 mld lekë, në të gjitha valutat, i`u kanë shkuar individëve në formë financimi për të blerë banesë, nga rreth 2.3 mld lekë të së njëjtës periudhë të një viti më pare, pra në rritje me rreth 15%.
Pas gushtit dhe shtatorit, nëntori regjistron kështu shifrën më të lartë gjatë këtij viti sa i përket kredisë për blerje banesash. Shifrat tregojnë qartë se kriza ekonomike e thellë që ka goditur vendin por edhe të gjithë globin nuk i ka ndaluar shqiptarët që të kërkojnë financim për blerjen e një shtëpie të re. Përgjatë të gjithë 11-mujorit të këtij viti, rënia është mjaft modeste, nga rreth 23.9 mld lekë kredi e re në 2019, në 22.9 mld lekë në 2020-ën, ku duhet përmendur fakti se në muajt e izolimit të madh, mars-maj, thuajse çdogjë ka qenë e bllokuar.
Në rritje edhe kredia për biznesin
Kredia e re për kompanitë jo-financiare private ka prekur vlerën e 11.1 mld lekëve gjatë muajit nëntor të këtij viti, duke regjistruar një rënie të lehtë krahasuar me muajin paraardhës, por duke u rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, tregojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Sipas treguesit të kredisë së re, rezulton se, rritja vjetore gjatë nëntorit fiksohet në masën 12.2%.
Kredia e re në lekë vijon të mbizotërojë ndaj asaj në valutë. Nga totali i huasë së rë për bizneset gjatë nëntorit, 5.6 mld lekë ka qenë kredi në monedhën vendase dhe 4.7 mld në euro dhe vetëm 758 mln lekë në dollarë, tregojnë shifrat zyrtare.
Sa i përket produkteve kryesore të kreditimit edhe për biznesin mbizotëron overdraft, si në lek, ashtu edhe në valutë. Për kreditë e reja në lekë, në vend të dytë ndjek ajo e marrë për të rritur kapitalin qarkullues, ndërsa për kredinë në euro, ajo për pasuri tëpaluajtshme.
Sondazh

Shifrat e diasporës. 1.68 mln shqiptarë jetojnë jashtë vendit
Numri i individëvë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë është rritur me 2.6% gjatë 2019-ës tregojnë shifrat zyrtare nga Instuituti i Statistikave. Numri......

Si ka ndryshuar qasja ndaj lekut me pandeminë? – Më pak depozitime dhe më pak tërheqje nëpër banka, por më shumë para virtuale
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se numri i kartave të emetuara nga bankat që operojnë në vendin tonë gjatë tremujorit të tretë të vitit......

Potenciali i turizimit nautik në Shqipëri. BB: Shqipëria mund të rritet, por ka shumë pak vendankorime
Turizmi nautik edhe pse një formë e re e turizmit modern paraqitet si një mundësi shumë e mirë ekonomike për Shqipërinë për shkak të mirëpozicionimit të vijës......

Pandemia nuk godet lodrat. Rënie minimale e importeve gjatë nëntorit dhe për 11-mujorin
Tregu i lodrave rritet ndjeshëm gjatë periudhës së festave dhe një rritje të konsiderueshme e shënon sidomos gjatë muajve nëntor dhe dhjetor. Bazuar në të......

Rriten IHD, për herë të parë gjatë pandemisë. Në 237 mln euro në TIII, 7.2% rritje karahasuar me TII
Fluksi i investimeve të huaja direkte në vendin tonë gjatë tremujorit të tretë të vitit është regjistruar në rritje të lehtë krahasuar me tremujorin......

Shpërndarja e virusit sipas qarqeve – Tirana, Gjirokastra dhe Lezha me më shumë raste për 1 mijë banorë, Durrësi, Elbasani dhe Dibra, me më pak
Covid-19 është shpërndarë tashmë në çdo cep të territorit të Republikës. “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë,......

12% më shumë vdekje këtë vit Instat: Në 9-mujorin e këtij viti, mbi 1800 humbje jete më shumë se vjet, Tirana, rekord
Raportimi i vdekjeve si pasojë e Covid-19 dhe klasifikimi i tyre “nga Covid” apo “me Covid” ka qenë dhe mbetet një debat i vazhdueshëm në thuajse çdo cep të......

Si janë rritur çmimet e ushqimeve ndër vite – Frutat dhe perimet janë dyfishuar, “injorojnë” edhe inflacionin
Duke analizuar Indeksin e Çmimeve të Konsumit, sipas grupeve dhe nëngrupeve kryesore, për periudhën Janar 2007 deri më Tetor 2020, dallohet qartësisht rritja e......