Ekskluzive/ Moody`s për ekonominë shqiptare: “Kujdes me politikat fiskale, mund të ketë zhvlerësim. Ekonomia në rënie me 7,1%”
Moody`s është e para ndër 3 agjencitë kryesore të vlerësimit të kreditit që vlerëson ekonominë shqiptare në kuadër të pandemisë. “Scan Intelligence Unit” ka siguruar raportin më të fundit të agjencisë për ecurinë e ekonomisë tonë. Agjencia vlerëson një kontraktim të ekonomisë shqiptare në masën 7.1% këtë vit, ndërkohë që për vitin e ardhshëm flet për 5% rritje.
Ndërkaq, sa I përket performancës fiskale, Moody`s sqaron se, në situatën aktuale, pra me pandeminë që ka goditur financat publike, një zhvlerësim I notës së borxhit sovran të vendit tonë mund të vijë në rast se kontretizohen disa kushte, si: politikat fiskale më pak të kujdesshme, rritja e detyrimeve të prapambetura, trajektorja borxhit publik, por edhe angazhimi I dobët politik në implementimin e reformave ekonomike strukturore.
Sa i përket borxhit publik, Moody`s parashikon një normë në 80.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto këtë vit, lehtë më optimiste se projeksioni i Bankës Botërore apo edhe i vetë qeverisë shqiptare.
“Shqipëria është prekur në mënyrë të ndjeshme nga pandemia, si pasojë e masave kufizuese të brendshme si dhe impaktit në tregti dhe remitanca. `Shoku` është theksuar edhe më shumë nga lidhjet e ngushta tregtare dhe financiare me Italinë. Shqipëria është gjithashtu shumë e varur nga sektori i turizmit. Ndër të tjera, pandemia e goditi vendin atëherë kur po rimëkëmbej nga tërmeti I nëntorit të vitit të kaluar”-thotë Moody`s mes reshtave për ekonominë shqiptare.
“Ne projektojmë që defiçiti fiskal të prekë 8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto këtë vit, por konsolidimi fiskal do të rinisë vitin e ardhshëm me defiçitin që do të zbresë në 4% të PBB-së”-shton agjencia sa I përket financave publike.
Nota e broxhti Sovran të vendit tonë mbetet e pandryshuar në “B1 me perspektivë të qendrueshme”, pavarësisht dy krizave të njëpasnjëshme që kanë goditur vendin. Agjencia shton se, gjasat për një rritje të notës në kushtet aktuale janë mjaft të vogla. Nota e borxhit sovran është me mjaft rëndësi për financat e një viti pasi përcakton edhe normën e interesit për huamarrjen e qeverive të ndryshme.
Sondazh

Remitancat u rritën me 6.5% në 2019, jemi të parafundit në rajon, me “vetëm” 343 euro për frymë
Të dhënat më të fundit nga Eurostat tregojnë se gjatë vitit të kaluar, remitancat në vendin tonë kapën vlerën e 987 milionë eurove, nga rreth 926 milionë euro,......

Ekskluzive/ Moody`s zhvlerëson ekonominë! Në 2 nga 6 indikatorë ul notën, mban të pandryshuar notën e bankave
Në analizën më të fundit të kreditit për vendin tonë, të siguruar ekskluzivisht nga “Scan Intelligence Unit”, agjencia e vlerësimit të kreditit, Moody`s......

Turizmi shqiptar nën pandeminë – Jemi ndër 10 vendet me rënien më të madhe në Europë
“Scan” ka përpunuar të dhënat më të fundit të Instat, Eurostat dhe instituteve të tjera të statistikave në vendet e tjera europiane, për të kuptuar se sa ka......

Sa kushton një metër katror? Për ndërtesat për banim, kosto mesatare e ndërtimit në 36,800 lekë
Pavarësisht çmimit me të cilin shitet në treg, në çdo cep të Shqipërisë qoftë, një metër katror shtëpi banimi, private apo rezidencë, ka një kosto mesatare, që......

Shqiptarët në BE, rekord në 2019-ën. Shifra më e lartë që prej 2010-ës. “Dynden” në Kroaci e Maltë me leje qëndrimi
Numri i shqiptarëve të cilët kanë marrë një leje qëndrimi në një prej vendeve të Bashkimit Europian gjatë 2019-ës ka prekur një rekord të ri, më të lartin që......

Nuk ka qenë ky viti më i keq për biznesin?! Subjektet që kanë kaluar në status pasiv, më pak se 2018. Saranda, rekord historik
Gjatë këtij viti, që nga 1 janari, deri më 30 dhjetor, janë 9044 ndërmarrjet të cilat kanë kaluar në status pasiv. Sipas ligjit "Për procedurat tatimore në......

Të fitosh nga paraja! Normat e interesit të depozitave, mesatarisht 0.7% në lekë, dhe 0.18% në euro
Sipas shifrave zyrtare të Bankës së Shqiëprisë, sa i përket normave të interesit për depozitat në lekë, rezulton se, ato variojnë nga 0-4% në varësi të bankës......

Vijon të rritet kreditimi, Huaja e re, 9.2% rritje në nëntor, zgjerohet ndjeshëm kredia për banesë
Kredia e re për individët gjatë muajit nëntor fiksohet në 16.5 mld lekë, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, ç`ka përkthehet në rreth 133......