Shqipëria Postuar më 4 Shkurt 2021, 16:52

Harta e shpërndarjes së vaksinave nga COVAX. Si pozicionohet Shqipëria?

Nga SCAN TV
Harta e shpërndarjes së vaksinave nga COVAX. Si pozicionohet

COVAX ka publikuar së fundmi një informacion rreth shpërndarjes së përkohshme të vaksinave dhe parashikimin për disponueshmërinë e dozave nga Pfizer-BioNTech dhe AstraZeneca. Botimi i këtij informacioni i vjen në ndihmë të gjitha qeverive dhe drejtuesve të shëndetit publik në mënyrë që të vendosin hapa praktikë për sigurimin e dozave që iu nevojiten dhe përgatitjen për shpërndarjen kombëtare sa më të suksesshme e vaksinave. Në publikimin e COVAX thuhet se dozat totale mbulojnë, mesatarisht, 3.3% të popullsisë totale të 145 pjesëmarrësve që marrin doza nga të paktën një prodhues siç janë Pfizer-BioNTech dhe AstraZeneca. Në hartën e përpunuar nga “Scan Intelligence Unit” shohim se nuk janë të gjitha shtetet , por sipas informacionit të publikimit, pjesëmarrësit që nuk paraqiten në hartën e mëposhtme ose kanë ushtruar të drejtat e tyre për të hequr dorë ose nuk kanë paraqitur kërkesat e vaksinave, ose akoma nuk ju janë caktuar dozat.

Në këtë hartë ndodhen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor ku mes tyre pozicionohet edhe vendi ynë me 141 600 doza.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......