Mirëqenia “largohet” nga bregdeti. Durrësi, Vlora, Shkodra dhe Lezha, qarqet me rritjen më të ulët të konsumit familjar

Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave të përfshira në vjetarin statistikor rajonal, nxjerrin në pah të dhëna mjaft interesante. Një ndër to është edhe ajo që i referohet konsumit mujor të familjeve, dhe veçanërisht ndryshimi nga viti 2018 në vitin 2019, sipas qarqeve. Ajo që bie në sy nga shifrat, është fakti se, Vlora dhe Durrësi janë dy qarqet e vetme me rënie të konsumit, ndërkohë që të 10 qarqet e tjera të vendit regjistrojnë rritje, packa se jo homogjene. Në Durrës rënia fiksohet në 1.6%, ndërsa në Vlorë në 0.5%. Këto dy qarqe ndiqen në renditjen e qarqeve me rritjen më të ulët të konsumit nga Shkodra dhe Lezha. Pra, 4 qarqet me rritjen më të ulët të konsumit, ku dy prej të cilave regjistrojnë shifër negative, janë qarqe bregdetare dhe zënë thuajse të gjithë vijën bredgetare të vendin tonë, me përjashtim të Fierit, që ndodhet në krahun tjetër të tabelës. Ndryshe nga 4 qarqet e tjera, Fieri la një varësi të ulët të ekonomisë ndaj detit. Në një kohë që deti dhe vija bregdetare vlerëson si një impuls për ekonominë, duket se krejt e kundërta po ndodh në Shqipëri. Sa i përket qarkut me rritjen më të madhe vjetore të konnsumit, gjejmë Dibrën, me mbi 12%, ndjekur nga Fieri, me mbi 9% rritje. Kryeqyteti ndërkohë renditet në vendin e tretë, me një normë rritje të konsumit vjetor prej 8.7%.
Sondazh

Inflacioni zbret në 1.1% gjatë dhjetorit. Por, frutat dhe perimet, 5.9% dhe 3.9% më të shtrenjta se viti paraardhës
Gjatë muajit dhjetor, inflacioni ka zbritur në 1.1%, nga 1.6% që ishte gjatë muajit paraardhës, tregojnë të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave......

Shqiptarët kursyen 772 mln euro në 2020! Kryeqytetasit dhe Durrsakët në vend të parë, shkodranët dhe korçarët të fundit
Gjatë vitit të kaluar, totali i depozitave në sektorin bankar në vendin tonë ka prekur një rekord të ri historik. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, për......

Bien sërish kreditë me probleme. Në 8.2% gjatë nëntorit, “zerohet” pandemia
Norma e kredive bruto ndaj totalit ka pësuar një rënie të mëtejshme, pavarësisht se modeste, gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat më të......

Si e ka goditur pandemia kulturën?
Ashtu si çdo sektor tjetër në vendin tonë dhe arti e institucionet kulturore, sidomos ato institucione që aplikojnë artet skenike ku kanë pjesëmarrëse një......

Sa para tërheqin shqiptarët në bankomat? Mesatarisht, 13.200 lekë për një transaksion
Gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, shqiptarët kanë tërhequr më pak para se muaji paraardhës nëpër pikat ATM, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e......

Harta e shpërndarjes së vaksinave nga COVAX. Si pozicionohet Shqipëria?
COVAX ka publikuar së fundmi një informacion rreth shpërndarjes së përkohshme të vaksinave dhe parashikimin për disponueshmërinë e dozave nga Pfizer-BioNTech......

Cilat janë lagjet më të preferuara të Tiranës? “Unaza e re”, “Farka” dhe “ish-kinemaja”! “Kombinati” “zbrazet”
“Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat e Open Data, Bashkia Tiranë, sa i përket e lëvizjes së popullsisë sipas njësive administrative të Tiranës gjatë......

Rritje rekord e huasë për blerje banesash nga individët gjatë janarit, në rënie të ndjeshme për bizneset
Huatë e reja nga sistemi bankar gjatë muajit të parë të vitit kanë qenë 11.3 mld lekë, tregojnë shifrat zyrtare. Kjo shifër është më e ulët krahasuar me muajt......