Shqipëria Postuar më 7 Janar 2023, 11:32

Kontratat ndërtues-pronarë të tokës shkojnë në Kadastër - Ndërhyrje në legjislacionin e kontratave të sipërmarrjes/porosisë, apo premtim shitje

Nga SCAN TV
Kontratat ndërtues-pronarë të tokës shkojnë në

Viti 2023 do të sjellë ndryshime në mënyrën si lidhen kontratat mes ndërtuesve dhe pronarëve të tokës. Ndryshimet janë paralajmëruar nga Qeveria në Librarinë e Projektakteve për vitin 2023 dhe parashikohen të miratohen këtë verë. Në dokumentin qeveritar është parashikuar një Projektvendim ku propozohet nga Kryeministri, Zëvendëskryeministri dhe Agjencia Shtetërore e kadastrës “Përcaktimi i rregullave të detajuara mbi zbatimin e procedurës së regjistrimit të kontratave të sipërmarrjes/porosisë apo premtim shitje”.

Akti duhet të jetë gati dhe të miratohet katërmujorin e dytë të vitit, “në funksion të përmirësimit të punës dhe ecurisë së veprimtarisë të ASHK dhe detyrimeve që burojnë nga ligji” Për Kadastrën”.

Në zërin “Çështjet kryesore që parashikon të rregullojë projektakti”, sqarohet se ai Përcakton rregullat me të detajuara që do të ndjek ASHK në rastin e paraqitjes për regjistrim në regjistrat kadastral të kontratave të sipërmarrjes/porosisë apo premtim shitje, në zbatim të pikës 7 të nenit 50 të ligjit nr.111/2018, “Për Kadastrën”.

Paralelisht qeveria do të ndërhyjë në legjislacionin që rregullon regjistrin e lejeve të ndërtimit në Kadastër. Po në katërmujorin e dytë të vitit këshilli i Ministrave ka parashikuar miratimin e një akti “Për modelin dhe rregullat e mbajtjes së regjistrit të lejes së ndërtimit”.

Akti Përcakton rregullat që do të ndjek ASHK në rastet e regjistrimit lejeve të ndërtimit në regjistrat kadastral, dhe miraton modelin e këtij regjistri, në zbatim të pikës 3 të nenit 48 të ligjit nr. 111/2018” Për Kadastrën”.

Lorenc Rabeta/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat