Shqipëria Postuar më 7 Janar 2023, 11:30

Investimet strategjike në një listë unike - Projektet mbi 200 milionë lekë miratohen nga Këshilli i Ministrave

Nga SCAN TV
Investimet strategjike në një listë unike - Projektet mbi 200

Këshilli i ministrave në vendimin për “Procedurat e menaxhimit të fondeve publike”, vendosi që projekti i investimit përfshin një seri punimesh apo shërbimesh të cilat synojnë arritjen e ojektivave me qëllime të identifikuara.

Ministri përgjgjës për financat do të përcaktoj kufirin financiar të vlerës së plotë, ndërsa kostoja totale e cila do të mbuloj të gjitha shpenzimet në kuadër të rezultateve të synuara.

Për të ashtuquajturat projekte investimi me rëndësi strategjike sipas VKM do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit për përfshirjen e tyre në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare, te cilat do të përfshihen në buxhetin vjetor në përputhje me hapësirën fiskale.

Për shpenzimet kapitale për emergjenca njësitë e qeverisjes qëndrore përgatitin propozimet në cdo kohë. Ministri përgjegjës për financat shqyrton dhe miraton, vetëm projektet edmergjente të propozuar me vlerë deri në 200 mln lekë. Mbi këtë vlerë miratohen me Vendim të këshillit të ministrave.

Për 2023 Lista unike e Projekteve me rëndësi kombëtare afatin e miratimit përfundimtar e ka në 28 shkurt.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Shqipëria 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......