Shqipëria Postuar më 9 Tetor 2024, 13:01

Kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike “IdentiTek” me drejtuese të re

Nga SCAN TV
Kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike

 

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka prezantuar sot drejtuesen e re të kompanisë shtetërore të prodhimit të dokumenteve biometrike “IdentiTek”, Freskida Halilaj,

Ministri tha gjithashtu se ajo do të çojë më para projektet e nisura ku më i madhi ndër to, e kryesori, që nuk është vetëm objektiv i Ministrisë së Brendshme, por i Qeverisë, është Identiteti Digjital për Shtetasit Shqiptarë.

“Falënderova me mirënjohje, drejtuesen e derisotme të këtij institucioni, Loina Prifti, për punën e bërë në drejtimin e "IdentiTek". Falë përkushtimit të saj dhe stafit të kompanisë, kemi siguruar standardet e larta ndërkombëtare, të ruajtjes së të dhënave dhe prodhimit të dokumenteve biometrike,” tha ai.

Historia e prodhimit të dokumenteve biometrike në Shqipëri daton në maj 2009. Kompania koncesionare ushtroi aktivitetin deri në mesin e vitit 2023, kur përfundoi kontrata dhe qeveria vendosi të krijonte kompaninë shtetërore. Pas gushtit 2023, stafetën e mori “IdentiTek”, shoqëri me kapital shtetëror.

Kompania prodhon karta identiteti e pasaporta biometrike për shtetas shqiptarë, por njëherësh edhe pasaporta diplomatike e shërbimi. Ajo prodhoi gjithashtu dokumente udhëtimi, leje qëndrimi dhe letërnjoftim elektronik enkas për shtetasit e huaj me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ose që kanë fituar statusin e refugjatit e kanë përfituar azil në Shqipëri.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat