Konsumi, ku ndryshojnë familjet shqiptare nga ato europiane? - Për ushqim shpenzojmë gati tre herë më shumë se europianët

Xhorxhina Deda/SCAN
Familjet shqiptare mbajnë rekord në Europë sa i përket peshës që zënë ushqimet dhe pijet jo alkolike në shpenzimet e tyre, por janë të fundit për shpenzimet në argëtim dhe kulturë. “Scan Intel” ka kryer një analizë, duke krahasuar strukturën e shpenzimeve familjare në Bashkimin Europian dhe Shqipëri sipas qëllimit të konsumit referuar kryqëzimit të të dhënave të “Institutit të Statistikave” dhe të “Agjencisë Europiane të Statistikave”. Referuar shifrave më të fundit të publikuara nga institucionet përkatëse, familjet shqiptare shpenzojnë shumë herë më shumë për ushqime se ato europiane.
Kështu, në Shqipëri, rezulton se ky grup zë 39.6% të peshës gjithsej. Nëse do të shihnim të dhënat për Bashkimin Europian, grupi “Ushqim dhe pije jo-alkoolike” zë afërsisht rreth 14% të shpenzimeve gjithsej.
Nga ana tjetër, ajo që bie në sy është diferenca mes shpenzimeve për banesën, ujin dhe energjinë në Shqipëri dhe Europë. Pesha që zë ky grup në shpenzimet e familjeve shqiptare është 9.7%, ndërkohë mesatarja e Bashkimit Europian llogaritet në përafërsisht 24%.
Pra, mund të themi se familjet europiane shpenzojne me shumë për banesën, qiranë apo ujin dhe energjinë elektrike. Po ashtu, diferenca të ndjeshme ndihen edhe te grupi “Transporti”, ku në Shqipëri zë një peshë prej 6.8% ndërkohë që në Bashkimin Europian ky tregues është rreth 12%.
Nga ana tjetër, duket se shqiptarët shpenzojnë shumë herë më pak se europianët në argëtim dhe kulturë. Gati 6 pikë përqindje është diferenca mes peshës që zë ky grup në shpenzimet e shqiptarëve mes shpenzimeve të vendeve të europës.
Vitet e fundit kjo strukturë e shpenzimeve duket se nuk ka ndryshuar shumë mes grupeve, por ajo që vihet re, sidomos në vendet e europës, është rritja që kanë patur shpenzimet për restorante dhe hotele.
Sondazh

Sa kredi morën SME-të? - Rritet me 1.3% vlera e huave të aprovuara për bizneset e vogla dhe të mesme
Ledina Elezi/SCAN Ka arritur në 188 miliardë lekë vlera e kredive të marra nga bizneset e vogla dhe të mesme në fund të muajit gusht. Konkretisht, gati......

Masdar zgjeron energjinë e rinovueshme në Ballkan - Kompania tha se Evropa Juglindore luan një rol të madh në objektivin 100 GW
Kristi Ceta/SCAN Serbia, pika hyrëse e kompanisë së energjisë Masdar në Ballkan, mbetet tregu i saj strategjik, tha për Balkan Green Energy News......

Çfarë cilësohet një 'rrogë e mirë' në kryeqytetet më të mëdha europiane?
Edel Strazimiri / SCAN Sipas Chris Chasteen, Drejtor i Kërkimeve në Institutin e Kërkimeve Ekonomike ERI, në Gjermani, një pagë bruto midis 64,000 dhe......

Nafta dhe ari në rënie - Paqëndrueshmëria mund të vazhdojë në varësi të zhvillimeve në Lindjen e Mesme!
Edel Strazimiri / SCAN Çmimet e naftës dhe arit ranë ndjeshëm të martën mes bisedimeve të mundshme të armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut,......

Bizneset, interes në rritje për të “hipotekuar” emrin - Solis: Ja rastet kur refuzohet aplikimi për regjistrimin e markës
Elisabeta Dosku/ SCAN Interesi i bizneseve shqiptare për të “hipotekuar” emrin apo logon e tyre në mënyrë që të mos u përdoret apo keqpërdoret nga......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan duket se ka rikuperuar disi nga dita e djeshme pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 89.5 lekë dhe është shitur me 901.6 lekë sipas......

“Energjia e gjelbër nuk do të arrijë objektivin e 2030” - Burimet e rinovueshme do të plotësojnë 50% të kërkesës në fund të dekadës
Kristi Ceta/SCAN Burimet e rinovueshme të energjisë do të plotësojnë gati gjysmën e të gjithë kërkesës për energji elektrike deri në fund të dekadës,......

BEI do të financojë startup-et inovative - Banka Evropiane synon të forcojë tregjet e kapitalit brenda BE
Kristi Ceta/SCAN Banka Evropiane e Investimeve propozoi të ndihmojë në mbylljen e hendekut të financimit dhe të mbështesë kompanitë fillestare më......