Masdar zgjeron energjinë e rinovueshme në Ballkan - Kompania tha se Evropa Juglindore luan një rol të madh në objektivin 100 GW

Kristi Ceta/SCAN
Serbia, pika hyrëse e kompanisë së energjisë Masdar në Ballkan, mbetet tregu i saj strategjik, tha për Balkan Green Energy News Drejtori i Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve Ahmed Al Awadi. I gjithë rajoni luan një rol të madh në objektivin e energjisë së rinovueshme të kompanisë për 2030 prej 100 GW, vuri në dukje ai.
Abu Dhabi Future Energy Co. – Masdar është një nga pionierët në energjinë e erës në Ballkanin Perëndimor me impiantin Čibuk 1 prej 158 MW, më i madhi në Serbi, dhe fermën e erës Krnovo prej 72 MW në Mal të Zi. Kompania, me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe partneri i saj “Taaleri Energia” së fundmi arritën në mbylljen financiare të Čibuk 2, një projekt i erës 154 MW në Serbi.
Europa Juglindore ka një rol të madh në ambiciet e Masdar, zbuloi kreu i investimeve Al Awadi. Përveç objektivave të kapacitetit global prej 100 GW, kompania synon të prodhojë një milion tonë hidrogjen të gjelbër në vit. Planet për të përshpejtuar zgjerimin mbështeten kryesisht në partneritete dhe bashkëpunim, shpjegoi ai.
Më parë këtë vit, Masdar ra dakord të blejë Terna Energy me bazë në Greqi. Është planifikuar të bëhet një nga transaksionet më të mëdha në sektorin e energjisë së rinovueshme të Evropës në vitet e fundit. “Ne e shohim Terna Energy si një platformë për investimet e Masdar në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe më gjerë”, nënvizoi Al Awadi.
Për më tepër, gjiganti i energjisë së pastër po përparon në krijimin e një partneriteti të sipërmarrjes së përbashkët me Hidroelectrica të Rumanisë. Masdar përfshin gjithashtu projekte shtesë të energjisë së erës dhe diellore që po zhvillohen në Serbi.
Sa për pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, kompania po vlerëson disa mundësi, tha Al Awadi. “Ka shumë kërkesa për energji në Evropë, veçanërisht për energjinë e gjelbër, të nxitura nga procesi i tranzicionit energjetik që po kalojnë këto vende,” nënvizoi ai.
Sondazh

Çfarë cilësohet një 'rrogë e mirë' në kryeqytetet më të mëdha europiane?
Edel Strazimiri / SCAN Sipas Chris Chasteen, Drejtor i Kërkimeve në Institutin e Kërkimeve Ekonomike ERI, në Gjermani, një pagë bruto midis 64,000 dhe......

Nafta dhe ari në rënie - Paqëndrueshmëria mund të vazhdojë në varësi të zhvillimeve në Lindjen e Mesme!
Edel Strazimiri / SCAN Çmimet e naftës dhe arit ranë ndjeshëm të martën mes bisedimeve të mundshme të armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut,......

Bizneset, interes në rritje për të “hipotekuar” emrin - Solis: Ja rastet kur refuzohet aplikimi për regjistrimin e markës
Elisabeta Dosku/ SCAN Interesi i bizneseve shqiptare për të “hipotekuar” emrin apo logon e tyre në mënyrë që të mos u përdoret apo keqpërdoret nga......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan duket se ka rikuperuar disi nga dita e djeshme pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 89.5 lekë dhe është shitur me 901.6 lekë sipas......

“Energjia e gjelbër nuk do të arrijë objektivin e 2030” - Burimet e rinovueshme do të plotësojnë 50% të kërkesës në fund të dekadës
Kristi Ceta/SCAN Burimet e rinovueshme të energjisë do të plotësojnë gati gjysmën e të gjithë kërkesës për energji elektrike deri në fund të dekadës,......

BEI do të financojë startup-et inovative - Banka Evropiane synon të forcojë tregjet e kapitalit brenda BE
Kristi Ceta/SCAN Banka Evropiane e Investimeve propozoi të ndihmojë në mbylljen e hendekut të financimit dhe të mbështesë kompanitë fillestare më......

Projekti 1 mld për litiumin “nxit” debat lokal - Francezët shprehin shqetësimet për pasojat mjedisore të impiantit
Kristi Ceta/SCAN Një projekt prej 1 miliard euro për litiumin, që do të bëhet operacioni më i madh i minierave në Francë në dekadat e fundit, po......

“Rritja e Kinës do të ngadalësohet më tej” - Banka Botërore parashikon pasoja ekonomike në tregun aziatik
Kristi Ceta/SCAN Banka Botërore pret që rritja e Kinës të dobësohet më tej në vitin 2025, pavarësisht nxitjes së përkohshme nga masat e fundit......