“Energjia e gjelbër nuk do të arrijë objektivin e 2030” - Burimet e rinovueshme do të plotësojnë 50% të kërkesës në fund të dekadës

Kristi Ceta/SCAN
Burimet e rinovueshme të energjisë do të plotësojnë gati gjysmën e të gjithë kërkesës për energji elektrike deri në fund të dekadës, por nuk do të arrijnë objektivin e OKB-së për të trefishuar kapacitetin, që të reduktojnë emetimet e karbonit, tregoi një raport i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).
Bota do të shtojë më shumë se 5,500 gigavat (GW) kapacitet të energjisë së rinovueshme nga tani deri në vitin 2030, pothuajse tre herë më shumë se rritja midis 2017 dhe 2023, thuhet në raport. Kjo rritje është e barabartë me kapacitetin aktual të energjisë së Kinës, Bashkimit Evropian, Indisë dhe Shteteve të Bashkuara të kombinuara, por jo e mjaftueshme për të përmbushur një objektiv të vendosur në konferencën e klimës COP28 të OKB-së.
Që bota të trefishojë kapacitetin, qeveritë duhet të intensifikojnë përpjekjet për të integruar burimet e rinovueshme në rrjetet e energjisë. Kjo kërkon ndërtimin dhe modernizimin e 25 milionë kilometrave të rrjeteve të energjisë elektrike dhe arritjen e 1,500 GW të kapacitetit të ruajtjes deri në vitin 2030, tha Agjencia e Energjisë.
Fotovoltaika diellore do të përbëjë 80% të rritjes së kapacitetit të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030. Sektori i erës gjithashtu parashikohet të rimëkëmbet dhe të dyfishojë shkallën e zgjerimit deri në vitin 2030 krahasuar me 2017-2023.
Kapaciteti global i prodhimit të diellit pritet të jetë më shumë se 1,100 GW deri në fund të vitit 2024, më shumë se dyfishi i kërkesës së vlerësuar deri atëherë. Kjo tepricë e furnizimit ka ndihmuar në uljen e çmimeve të modulit diellor, por gjithashtu do të thotë se shumë prodhues po përjetojnë humbje të mëdha financiare, shtoi raporti.
Ndërsa objektivi i OKB-së është një sfidë, qeveritë kombëtare po arrijnë objektivat e tyre, me 70 vende që përbëjnë 80% të kapacitetit global të energjisë së rinovueshme, të cilat vlerësohet të arrijnë ose tejkalojnë objektivat e tyre për energjinë e rinovueshme për vitin 2030.
“Burimet e rinovueshme po ecin më shpejt se sa qeveritë kombëtare mund të vendosin objektiva”, u shpreh drejtori ekzekutiv i Agjencisë.
Sondazh

BEI do të financojë startup-et inovative - Banka Evropiane synon të forcojë tregjet e kapitalit brenda BE
Kristi Ceta/SCAN Banka Evropiane e Investimeve propozoi të ndihmojë në mbylljen e hendekut të financimit dhe të mbështesë kompanitë fillestare më......

Projekti 1 mld për litiumin “nxit” debat lokal - Francezët shprehin shqetësimet për pasojat mjedisore të impiantit
Kristi Ceta/SCAN Një projekt prej 1 miliard euro për litiumin, që do të bëhet operacioni më i madh i minierave në Francë në dekadat e fundit, po......

“Rritja e Kinës do të ngadalësohet më tej” - Banka Botërore parashikon pasoja ekonomike në tregun aziatik
Kristi Ceta/SCAN Banka Botërore pret që rritja e Kinës të dobësohet më tej në vitin 2025, pavarësisht nxitjes së përkohshme nga masat e fundit......

Çmimet e konsumit, në nivelin më të ulët që nga qershori 2021- Ushqimet dhe energjia mbajnë peshën kryesore në rritjen e çmimeve
Armela Duka /SCAN Niveli i çmimeve në vend ka vijuar një rënie graduale në muajin shtator, duke u ulur në 1.9%, krahasuar me 2% në gusht dhe 2.1% në......

Punonjësit e vjetër, të diferencuar nga të rinjtë? - Eksperti Muça: Për ata ekzistues duhet të ketë rritje page 5-10% në vit
Diamila Leka/ SCAN Kompanitë e mëdha rekrutojnë punonjës në mënyrë të vazhdueshme, kjo në raport edhe me largimet e punonjësve. Por, sipas studimeve......

“Të përmirësohen auditimet e KLSH për koncesionet e PPP-të” - Debate për rezolutën e vitit 2024. Kuvendi nuk e ka miratuar ende
Ola Mitre / SCAN Viti 2024 po shkon drejt mbylljes, por Kuvendi nuk ka miratuar ende rezolutën për Kontrollin e Lartë të Shtetit, me kërkesat që duhet......

Sa vlerë ka arsimi në Shqipëri? - Familjet me arsim të lartë konsumuan 30 mijë lekë/muaj më shumë se ato me arsim 8/9 vjeçar
Xhorxhina Deda/SCAN Personat me arsim të lartë zakonisht kanë të ardhura më të larta, gjë që rrit kapacitetin e tyre për të shpenzuar dhe konsumuar më......

80.5 mln euro lëndë drusore e djegur! - Në 9 muaj u shkrumbuan 46 mijë hektarë. Shifra më e lartë në 12 vite
Hamit Yzeiraj/SCAN Temperaturat përvëluese që na shoqëruan kryesisht përgjatë periudhës korrik-gusht, apo dhe zjarrvëniet me qëllim kanë shkaktuar dëme......