Sa kredi morën SME-të? - Rritet me 1.3% vlera e huave të aprovuara për bizneset e vogla dhe të mesme

Ledina Elezi/SCAN
Ka arritur në 188 miliardë lekë vlera e kredive të marra nga bizneset e vogla dhe të mesme në fund të muajit gusht. Konkretisht, gati 58 miliardë lekë është shuma totale e huave të marra nga bizneset e vogla dhe 130 miliardë lekë është huaja e marrë nga bizneset e mesme, pra nga totali prej 188 miliardë lekësh, 69% janë kredi të bizneseve të mesme dhe 31% të atyre të vogla.
Statistikat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se totali i kredive të marra nga këto ndërmarrje ka pësuar një rritje me thuajse 1.3% krahasuar me korrikun, ku totali i kredive shënonte 185 miliardë lekë. Kreditë e marra nga bizneset e vogla janë rritur me 2.5%, ndërsa ato të bizneseve të mesme me 0.7%.
Bizneset e vogla dhe të mesme përbëjnë 99.8% të ndërmarrjeve aktive dhe kanë gjithashtu rreth 82.1% të të punësuarve në vend. Pavarësisht se këto ndërmarrje japin një kontribut të rëndësishëm në punësim dhe ekonominë shqiptare në tërësi, vlera e kredive të marra është më e vogël krahasuar me bizneset e mëdha. Kjo ndodh për arsye se bizneset e mëdha, pavarësisht se janë në numër më të vogël në krahasim me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, shpesh aplikojnë për kredi në vlera shumë më të larta, pasi duan të kryejnë investime më të mëdha.
Ndërkohë që sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, edhe pse janë më të mëdha në numër, kanë një përqindje më të ulët të kredive të aprovuara në krahasim me bizneset e mëdha. Kjo edhe për arsye se bankat i perceptojnë me një shkallë më të lartë risku.
Për sa i përket tipit të huasë, sipërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë aplikuar më së shumti për kredi afatgjata mbi 5 vjet, ndërsa për sa i takon llojit të monedhës, kreditë e marra në lek vijojnë të jenë dominuese.
Sondazh

Masdar zgjeron energjinë e rinovueshme në Ballkan - Kompania tha se Evropa Juglindore luan një rol të madh në objektivin 100 GW
Kristi Ceta/SCAN Serbia, pika hyrëse e kompanisë së energjisë Masdar në Ballkan, mbetet tregu i saj strategjik, tha për Balkan Green Energy News......

Çfarë cilësohet një 'rrogë e mirë' në kryeqytetet më të mëdha europiane?
Edel Strazimiri / SCAN Sipas Chris Chasteen, Drejtor i Kërkimeve në Institutin e Kërkimeve Ekonomike ERI, në Gjermani, një pagë bruto midis 64,000 dhe......

Nafta dhe ari në rënie - Paqëndrueshmëria mund të vazhdojë në varësi të zhvillimeve në Lindjen e Mesme!
Edel Strazimiri / SCAN Çmimet e naftës dhe arit ranë ndjeshëm të martën mes bisedimeve të mundshme të armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut,......

Bizneset, interes në rritje për të “hipotekuar” emrin - Solis: Ja rastet kur refuzohet aplikimi për regjistrimin e markës
Elisabeta Dosku/ SCAN Interesi i bizneseve shqiptare për të “hipotekuar” emrin apo logon e tyre në mënyrë që të mos u përdoret apo keqpërdoret nga......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan duket se ka rikuperuar disi nga dita e djeshme pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 89.5 lekë dhe është shitur me 901.6 lekë sipas......

“Energjia e gjelbër nuk do të arrijë objektivin e 2030” - Burimet e rinovueshme do të plotësojnë 50% të kërkesës në fund të dekadës
Kristi Ceta/SCAN Burimet e rinovueshme të energjisë do të plotësojnë gati gjysmën e të gjithë kërkesës për energji elektrike deri në fund të dekadës,......

BEI do të financojë startup-et inovative - Banka Evropiane synon të forcojë tregjet e kapitalit brenda BE
Kristi Ceta/SCAN Banka Evropiane e Investimeve propozoi të ndihmojë në mbylljen e hendekut të financimit dhe të mbështesë kompanitë fillestare më......

Projekti 1 mld për litiumin “nxit” debat lokal - Francezët shprehin shqetësimet për pasojat mjedisore të impiantit
Kristi Ceta/SCAN Një projekt prej 1 miliard euro për litiumin, që do të bëhet operacioni më i madh i minierave në Francë në dekadat e fundit, po......