Shqipëria Postuar më 9 Tetor 2024, 12:45

Edukimi financiar, thelbësor për reduktimin e parasë cash - Muzhaqi: Në 2025-ën do të nisim një program pilot kombëtar

Nga SCAN TV

Ledina Elezi/SCAN

 

Edukimi financiar i popullsisë është thelbësor për përfshirjen financiare, por edhe për inkurajimin e përdorimit të aplikacioneve për transaksione dhe reduktimin e parasë cash. Për këtë qëllim, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, kanë organizuar së fundmi "Shkollën Rinore për Edukimin Financiar", me të rinj nga 3 qarqe të Shqipërisë.

Guvernatori Sejko theksoi se falë punës për edukimin financiar, por edhe nismave të tjera nga ana e bankave, ka pasur një rritje të numrit të llogarive bankare në 6 vitet e fundit.

“Falës punës edukative, por edhe si pasojë e ofertave që bëjnë bankat e nivelit të dytë dhe punës së tyre, përfshirja financiare, numri i popullatës me llogari bankare, me transaksione bankare është mbi 70% në krahasim me 30% dhe 60% që ishte 6 apo 7 vjet më parë.”

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi u shpreh se gjatë vitit të ardhshëm do të zbatohet një program pilot, me synimin që të rinjtë të kenë njohuri mbi menaxhimin e kursimeve dhe shpenzimeve deri te përdorimi i platformave digjitale për financat personale.

“Fokusi në fakt ka qenë një pilotim i një programi që ne duam të bëjmë në nivel kombëtar. Duke qenë se edukimi financiar është një komponent shumë i rëndësishëm, jo vetëm për periudhën që ju jeni në shkollë, por edhe për periudhën pasi të përfundoni studimet dhe kur të shkoni në jetë, të keni mundësi që të përdorni produkte të ndryshme bankare, të keni mundësi që të eksploroni çfarë do të thotë të shpenzosh, të kursesh, të investosh. Ne menduam që mënyra më e mirë se si t'jua mësojmë këto aftësi, do të ishte sigurisht në shkollë.”

Më herët këtë vit është miratuar edhe Strategjia Kombëtare për Edukimin dhe Përfshirjen Financiare.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat