Shqipëria Postuar më 9 Tetor 2024, 12:32

Doganat, “luftë” falsifikimit të mallrave - Plani/ Më shumë kontroll edhe ndaj mallrave kontrabandë

Nga SCAN TV
Doganat, “luftë” falsifikimit të mallrave - Plani/ Më

Elisabeta Dosku/ SCAN

 

Administrata doganore do ti kushtojë vëmendje të shtuar kapjes së mallrave kontrabandë, informalitetit si dhe falsifikimit të markave të bizneseve.

Plani i Drejtorisë së Përgjithshme të doganave është që brenda vitit 2027 të jetë rritur bashkëpunimi dhe perfomanca në këtë drejtim.

Referuar strategjisë afatmesme të të ardhurave 2024-2027, Administrata Doganore Shqiptare në kuadër të misionit fiskal, ekonomik dhe mbrojtës , ka për detyrë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale me qëllim mbrojtjen e ambientit të biznesit të cilët janë mbajtës dhe/ose përdorues të një të drejte të pronësisë intelektuale nga konkurrenca e pandershme; Mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetit publik nga mallra të falsifikuara/piratë për pasojat që shkaktojnë; Kufizimin e mundshëm të humbjeve të të ardhurave në buxhetin e shtetit që vijnë si pasojë e mallrave që cenojnë një të drejtë të pronësisë intelektuale.

Për këto arsye, sipas dokumentit,  vitet në vijim do të kenë një fokus të shtuar në këtë drejtim, përmes bashkëpunimit me organet ligjzbatuese, siç është Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale për rritjen e kapjeve të mallrave të falsifikuara; shkëmbimin e informacionit me doganat homologe  dhe rritjen e  bashkëpunimimit me kompanitë importuese për sensibilizimin/regjistrimin/verifikimin e markave origjinuese.

Rritja e kapjeve të mallrave të falsifikuar për të siguruar tregti të ndershme dhe me vlerë reale të materialit/punës/tregut synohet të arrijë në nivelin e 0.03% e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2027, nga 0.01% që është aktualisht.

Sondazh

Poll
Shqipëria 9 Tetor

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

  Dollari amerikan duket se ka rikuperuar disi nga dita e djeshme pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 89.5 lekë dhe është shitur me 901.6 lekë sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat