Kina 'ngroh' marrëveshjet prej 17 miliardë dollarë me Airbus gjatë vizitës së Scholz!

Kina njoftoi zyrtarisht marrëveshjet ekzistuese për avionët Airbus me vlerë 17 miliardë dollarë, në atë që ekspertët e përshkruan si një përpjekje për të ekspozuar një vizitë të kancelarit gjerman Olaf Scholz që kapi prodhuesin europian të avionëve dhe vëzhguesit kinezë në befasi.
Agjencia shtetërore e blerjes e Kinës CASC tha se kishte nënshkruar një marrëveshje me shumicë për 140 avionë Airbus duke përfshirë 132 avionë të familjes A320 dhe tetë avionë A350 me trup të gjerë gjatë vizitës njëditore të Scholz.
Sidoqoftë, koha shkaktoi spekulime pasi një zëdhënës i Airbus tha se kjo mbulonte marrëveshjet tashmë egzistuese në librat e tij, duke përfshirë një pjesë të një marrëveshjeje 292 avionësh në korrik, dhe një burim i industrisë i njohur me këtë çështje tha se marrëveshja e A350 datonte që në 2019.
Njoftimi vjen pasi Pekini shihet gjerësisht si i etur për të treguar arritje konkrete nga vizita, e cila ka ngjallur shqetësime në Gjermani se Berlini do t'i japë përparësi lidhjeve ekonomike me Pekinin mbi çështjet e sigurisë dhe strategjisë.
Kina është partneri më i madh tregtar i Gjermanisë dhe Scholz vendosi të merrte me vete një delegacion të madh biznesi për t'i shqetësuar ‘skifterët’ kinezë në Perëndim.
Përballë kritikave në rritje, një zyrtar gjerman tha përpara vizitës, se asnjë marrëveshje nuk do të nënshkruhet gjatë saj.
Scholz u tha gazetarëve në Pekin të premten vonë se ai kishte bërë fushatë për një fushë loje të barabartë për kompanitë europiane dhe kineze gjatë udhëtimit të tij, por nuk përmendi një marrëveshje me Airbus.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Mënyra të reja për të ngrohur shtëpitë: Sllovakia i rikthehet druve të zjarrit për të përballuar krizën energjetike!
Me afrimin e dimrit dhe pakësimin e furnizimeve me gaz nga Rusia, sllovakët po kërkojnë mënyra alternative për të ngrohur shtëpitë e tyre dhe po kthehen tek......

Kriza energjetike, hotelet në Hungari marrin masat - Disa prej tyre janë mbyllur, ndërsa të tjerë shfrytëzojnë teknologjinë
Hotelet në Hungari po marrin masa për të reduktuar konsumin e energjisë, në mënyrë që të përballen me krizën energjitike që ka përfshirë kontinentin......

Qeveria greke nis ndihmën nga supermarketet - Çdo javë duhet të kenë produkte me ofertë dhe me ulje
Në Greqi supermarketet e mëdha që faturojnë të paktën 90 milion euro në vit, janë të detyruara cdo javë që të ofrojnë cmime më të ulëta në të paktën një......

Polonia nuk ka më qymyr! Vendi është shumë i varur, por lënda e parë nuk gjendet më në treg
Polonia nuk ka më qymyr. Rënia e prodhimit të brendshëm, embargo ndaj importeve ruse dhe inflacioni, kanë vënë në krizë miliona polakë të cilët janë ende të......

Në SHBA punësohen më pak persona - Niveli i papunësisë u rrit në tetor duke u regjistruar 3,6%
Punëdhënësit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punësojnë më pak persona në gati dy vjet, si dhe vendosën të rrisin pagat me një ritëm të moderuar, duke......

Problemet e ligjit të ri të energjisë - Mahmutaj: Nuk adreson çështjet për HEC-et e vegjël dhe energjinë fotovoltaike
Projektligji “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, i nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë......

Rriten pensionet private, 36 mijë qytetarë në skemë - Totali i aseteve të fondeve arrin në 54 milionë dollarë, 18.8 % karahasuar me 2021
Sektori i pensioneve private është një tjetër segment i tregut financiar shqiptar që ka shënuar rritje të ndjekshme gjatë këtij viti, bashkë me sigurimet apo......

Financim për kurset e sigurisë kibernetike - Qeveria “kthen sytë” nga shkencat kompjuterike, kush përfiton
Qeveria ka kthyer vëmendjen ndaj mbështetjes së degëve kompjuterike përmes programeve të formimit profesional. Udhëzimi i Ministrisw sw Financave, i cili......