Mënyra të reja për të ngrohur shtëpitë: Sllovakia i rikthehet druve të zjarrit për të përballuar krizën energjetike!

Me afrimin e dimrit dhe pakësimin e furnizimeve me gaz nga Rusia, sllovakët po kërkojnë mënyra alternative për të ngrohur shtëpitë e tyre dhe po kthehen tek drutë e zjarrit. Disa kanë frikë se çfarë do të thotë kjo për pyjet e vendit.
Sllovakia mund të duket si një xhuxh mes gjigantëve kur krahasohet me lojtarët e tjerë në tregun e energjisë, por në fakt është një nga udhëkryqet kryesore të furnizimit me gaz në Europë. Gazi rus nga Gazprom rrjedh në Sllovaki përmes tubacionit Bratstvo (Vëllazëria) dhe vazhdon në Republikën Çeke dhe Gjermani. Vendi eksporton gjithashtu gaz përmes tubacioneve që çojnë në Austri dhe Itali.
Ndoshta është për shkak të pozicionit të saj strategjik në Europë që Sllovakia është bërë ndër vite një nga vendet e BE-së që është më e varur nga gazi rus dhe lëndët djegëse fosile. Për krahasim, Sllovakia importon 85% të gazit të saj natyror nga Rusia, ndërsa Gjermania importon 65%.
Pra, nuk është çudi që populli i Sllovakisë është thellësisht i shqetësuar për krizën e afërt të energjisë dhe rënien e furnizimeve me gaz nga Rusia.
Në të vërtetë, njerëzit në Sllovaki janë më të shqetësuar tani për perspektivën e ditëve të ftohta të dimrit se kurrë më parë, kjo është arsyeja pse shumë tani po kthehen tek drutë e zjarrit.
Sipas Ministrisë Sllovake të Bujqësisë, kërkesa për dru zjarri pothuajse u dyfishua në shtator krahasuar me vitin e kaluar. Sllovakia nuk është e vetmja në këtë aspekt. Kohët e fundit, faqja e internetit politico.eu paralajmëroi se pyjet europiane po përballen me "një dimër shumë të errët", me shumë OJQ dhe shkencëtarë të shqetësuar se kërkesa e lartë për dru zjarri mund të rrisë prerjet e paligjshme.
Prerja e pyjeve ka qenë prej kohësh e lidhur me efektet përkeqësuese të ndryshimeve klimatike, ndërsa djegia e druve të zjarrit çliron ndotës të dëmshëm që janë të rrezikshëm për shëndetin e njeriut.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Kriza energjetike, hotelet në Hungari marrin masat - Disa prej tyre janë mbyllur, ndërsa të tjerë shfrytëzojnë teknologjinë
Hotelet në Hungari po marrin masa për të reduktuar konsumin e energjisë, në mënyrë që të përballen me krizën energjitike që ka përfshirë kontinentin......

Qeveria greke nis ndihmën nga supermarketet - Çdo javë duhet të kenë produkte me ofertë dhe me ulje
Në Greqi supermarketet e mëdha që faturojnë të paktën 90 milion euro në vit, janë të detyruara cdo javë që të ofrojnë cmime më të ulëta në të paktën një......

Polonia nuk ka më qymyr! Vendi është shumë i varur, por lënda e parë nuk gjendet më në treg
Polonia nuk ka më qymyr. Rënia e prodhimit të brendshëm, embargo ndaj importeve ruse dhe inflacioni, kanë vënë në krizë miliona polakë të cilët janë ende të......

Në SHBA punësohen më pak persona - Niveli i papunësisë u rrit në tetor duke u regjistruar 3,6%
Punëdhënësit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punësojnë më pak persona në gati dy vjet, si dhe vendosën të rrisin pagat me një ritëm të moderuar, duke......

Problemet e ligjit të ri të energjisë - Mahmutaj: Nuk adreson çështjet për HEC-et e vegjël dhe energjinë fotovoltaike
Projektligji “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, i nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë......

Rriten pensionet private, 36 mijë qytetarë në skemë - Totali i aseteve të fondeve arrin në 54 milionë dollarë, 18.8 % karahasuar me 2021
Sektori i pensioneve private është një tjetër segment i tregut financiar shqiptar që ka shënuar rritje të ndjekshme gjatë këtij viti, bashkë me sigurimet apo......

Financim për kurset e sigurisë kibernetike - Qeveria “kthen sytë” nga shkencat kompjuterike, kush përfiton
Qeveria ka kthyer vëmendjen ndaj mbështetjes së degëve kompjuterike përmes programeve të formimit profesional. Udhëzimi i Ministrisw sw Financave, i cili......

Three agreements are signed: Soon, you can travel with identity cards in the Western Balkans.
The leaders of the Western Balkans signed three agreements on Thursday during the Berlin Summit held at the Federal Chancellery in Germany. The right to travel......