Rriten pensionet private, 36 mijë qytetarë në skemë - Totali i aseteve të fondeve arrin në 54 milionë dollarë, 18.8 % karahasuar me 2021

Sektori i pensioneve private është një tjetër segment i tregut financiar shqiptar që ka shënuar rritje të ndjekshme gjatë këtij viti, bashkë me sigurimet apo tregun sekondar të letrave me vlerë. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare bën me dije se gjatë periudhës janar-shtator 2022, është rritur si numri i personave që janë përfshirë në të për të siguruar të ardhura shtesë me mbërritjen e moshës së pensionit, ashtu edhe volumi i parave të investuara.
Të dhënat e publikuara nga AMF për tregun e pensioneve private vullnetare deri më 30.09.2022 tregojnë një total asetesh neto prej 5,4 miliardë lekësh, afërisht 54 milionë dollarë. Totali i aseteve rezulton me një rritje prej 870.32 milionë lekë, apo rreth 8 milionë dollarë krahasuar me 31.12.2021. rritja është në masën 18.9% krahasuar me fundin e vitit të shkuar.
Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.09.2022 rezultoi 36,020 anëtarë duke shënuar një rritje prej 7.29% krahasuar me 31.12.2021. në fund të vitit 2021 numri total i anëtarëve ishte rreth 31 mijë, që do të thotë se janë përfshirë gjatë këtyre muajve rreth 5 miljë anëtarë të rinj.
Në shqipëri aktualisht numërohen 4 fonde pensionesh private që mundësojnë skema sigurimi shtesë paralelisht me atë shtetëroren. Në rritje janë për këtë vit edhe numri i paketave që ofrojnë këto fonde, të cilat në total rezultojnë 312. Numri i anëtarësisë dominohet nga femrat; 18,464 prej anëtarëve janë femra dhe 17,556 meshkuj.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Financim për kurset e sigurisë kibernetike - Qeveria “kthen sytë” nga shkencat kompjuterike, kush përfiton
Qeveria ka kthyer vëmendjen ndaj mbështetjes së degëve kompjuterike përmes programeve të formimit profesional. Udhëzimi i Ministrisw sw Financave, i cili......

Three agreements are signed: Soon, you can travel with identity cards in the Western Balkans.
The leaders of the Western Balkans signed three agreements on Thursday during the Berlin Summit held at the Federal Chancellery in Germany. The right to travel......

Kina: SHBA nuk ka 'të drejtë' të ndërhyjë në marrëveshjen e portit të Hamburgut!
SHBA-ja nuk ka “të drejtë” të ndërhyjë në bashkëpunimin kinez me Gjermaninë, tha të enjten ministria e jashtme e Kinës, pasi Uashingtoni paralajmëroi që Pekini......

SHBA ofron deri në 5 milionë dollarë për informacion mbi transportuesin e Koresë së Veriut!
Administrata Biden po ofron një shpërblim deri në 5 milionë dollarë për informacionin në lidhje me një biznesmen me bazë në Singapor, i akuzuar tashmë nga......

Pse Kanadaja ka urdhëruar 3 firma kineze të largohen nga minierat e litiumit?!
Kanadaja urdhëroi tre kompani kineze të heqin investimet e tyre në mineralet kritike kanadeze, duke përmendur sigurinë kombëtare. Kina në përgjigje e akuzoi......

Rusia i drejtohet Japonisë për importet e makinave të përdorura pasi prodhimi vendas bie!
Me industrinë vendase të makinave ruse të zgjuar nga ndikimi i sanksioneve perëndimore, shitjet e makinave të përdorura po udhëheqin një ringjallje relative,......

“Të zgjatet kompensimi për naftën” - Transporti, Memaj: Në mungesë të masave mbështetëse, më pak mjeteve në shërbim
Operatorët e transportit urban kërkojnë zgjatjen e periudhës së subvencionit të naftës prej 100 lekë/litër, pasi në këtë kundërt, ofrimi i shërbimit do të jetë......

“37% e shqiptarëve nuk ngrohin dot banesat” - Komuniteti i Energjisë: Të rishikohen politikat subvencionuese për qytetarët
37% e qytetarëve shqiptarë nuk i ngrohin dot banesat e tyre”. Të dhënat i përkasin një vlerësimi të realizuar nga Komuniteti i Energjisë, ndërsa u bënë publike......