Financim për kurset e sigurisë kibernetike - Qeveria “kthen sytë” nga shkencat kompjuterike, kush përfiton

Qeveria ka kthyer vëmendjen ndaj mbështetjes së degëve kompjuterike përmes programeve të formimit profesional. Udhëzimi i Ministrisw sw Financave, i cili tashmë ka hyrë në fuqi, thekson se do të përfitojë mbështetje financiare për këtë vit fusha e “Programimit, ku përfshihen: kodimi, programimi kompjuterik, zhvillimi i aplikacioneve, robotika, elektronika, shkenca e të dhënave, siguria kibernetike, inteligjenca artificiale, testimi i software-ve, dizajni i softëare-ve, dizajni i faqeve ëeb, dizajni i përvojës së përdoruesit, dizajni i ndërfaqes së përdoruesit, mësimi makinerik/automatik, realiteti i shtuar, realiteti virtual ose algoritmet kompjuterike apo fusha të ngjashme të tjera.
Nga ky program, pjesëmarrësit punëkërkues të papunë të regjistruar, financohen në masën 100%, por në asnjë rast më të lartë se 300 mijë lekë të kostos së kursit të formimit profesional. Çdo pjesëmarrës punëkërkues financohet në vlerën 50% të kostos së kursit të formimit profesional, por në asnjë rast më të lartë se 150 mijë lekë.
Për personat me aftësi të kufizuara, institucionit privat të formimit profesional i financohen elementet e përshtatjes së arsyeshme, për sa i përket programeve të veçanta të trajnimit, kurrikulës së përshtatur në përputhje me shkallën dhe llojin e aftësisë së kufizuar, përgatitjen e instruktorëve për të ofruar trajnim të posaçëm për këtë kategori, deri në shumën 200 mijë lekë pas dorëzimit të kërkesës nga ana e tij.
Programi synon kualifikimin dhe rikualifikimin e punëkërkuesve dhe punëkërkuesve të papunë me qëllim përgatitjen dhe integrimin e shpejtë në tregun e punës. Aplikimet për fonde bëhen nga institucionet e formimit profesional publike apo private përmes e-albania, të cilët duhet të plotësojnë edhe disa kritere të caktuara, siç është aktiviteti jo më pak se tre vjecar, të mos ketë detyrime tatimore të pashlyera, të mos jetë në process falimenti, etj.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Three agreements are signed: Soon, you can travel with identity cards in the Western Balkans.
The leaders of the Western Balkans signed three agreements on Thursday during the Berlin Summit held at the Federal Chancellery in Germany. The right to travel......

Kina: SHBA nuk ka 'të drejtë' të ndërhyjë në marrëveshjen e portit të Hamburgut!
SHBA-ja nuk ka “të drejtë” të ndërhyjë në bashkëpunimin kinez me Gjermaninë, tha të enjten ministria e jashtme e Kinës, pasi Uashingtoni paralajmëroi që Pekini......

SHBA ofron deri në 5 milionë dollarë për informacion mbi transportuesin e Koresë së Veriut!
Administrata Biden po ofron një shpërblim deri në 5 milionë dollarë për informacionin në lidhje me një biznesmen me bazë në Singapor, i akuzuar tashmë nga......

Pse Kanadaja ka urdhëruar 3 firma kineze të largohen nga minierat e litiumit?!
Kanadaja urdhëroi tre kompani kineze të heqin investimet e tyre në mineralet kritike kanadeze, duke përmendur sigurinë kombëtare. Kina në përgjigje e akuzoi......

Rusia i drejtohet Japonisë për importet e makinave të përdorura pasi prodhimi vendas bie!
Me industrinë vendase të makinave ruse të zgjuar nga ndikimi i sanksioneve perëndimore, shitjet e makinave të përdorura po udhëheqin një ringjallje relative,......

“Të zgjatet kompensimi për naftën” - Transporti, Memaj: Në mungesë të masave mbështetëse, më pak mjeteve në shërbim
Operatorët e transportit urban kërkojnë zgjatjen e periudhës së subvencionit të naftës prej 100 lekë/litër, pasi në këtë kundërt, ofrimi i shërbimit do të jetë......

“37% e shqiptarëve nuk ngrohin dot banesat” - Komuniteti i Energjisë: Të rishikohen politikat subvencionuese për qytetarët
37% e qytetarëve shqiptarë nuk i ngrohin dot banesat e tyre”. Të dhënat i përkasin një vlerësimi të realizuar nga Komuniteti i Energjisë, ndërsa u bënë publike......

BSH, pro vendosjes së kufirit të parave Cash - Sejko: Formalizohet ekonomia, ulet rreziku i pastrimit të parave
Guvernatori Gent Sejko është pyetur në Kuvend lidhur me një prej vendimeve më të diskutuara të paketës fiskale 2023 e cila vendos kufij për gjendjen cash që......