Europa Postuar më 5 Nëntor 2022, 10:21

Kriza energjetike, hotelet në Hungari marrin masat - Disa prej tyre janë mbyllur, ndërsa të tjerë shfrytëzojnë teknologjinë

Nga SCAN TV
Kriza energjetike, hotelet në Hungari marrin masat - Disa prej tyre

Hotelet në Hungari po marrin masa për të reduktuar konsumin e energjisë, në mënyrë që të përballen me krizën energjitike që ka përfshirë kontinentin europian.

Disa aktivitete kanë vendosur të mbyllen për disa muaj në vend që të paguajnë fatura të larta të energjisë elektrike dhe të tjera kanë gjetur masa teknike për të kaluar periudhën e vështirë. Hoteli “Aria” në Budapest ka kohë që po lufton kundër krizës energjitike me teknologji të klasit botëror.

Hoteli pothuajse nuk përdor fare gaz dhe i gjithë furnizimi me ngrohje, ftohje dhe ujë të nxehtë krijohet nga një grup i njësive të sotisfikuara të ngrohjes dhe ftohjes; të parat e këtij lloji të instaluara në Hungari.

Për të minimizuar humbjen e energjisë, për shembull, sistemi ngroh ujin dhe pajisjet e banjës kur sinjalizon se klientët po përdorin kondicionerin.

Industria e hotelerisë në Hungari është goditur që nga shpërthimi i pandemisë së Covid 19. Shumë hotele që u detyruan të mbyllen, nuk u rihaoën më asnjëherë, ndërsa të tjerët iu rikthyen aktivitetit shumë ngadalë dhe pse numri i turistëve u rrit ndjeshëm gjatë sezonit të verës.

Aktualisht momenti i rimëkëmbjes është dëmtuar rëndë nga kriza energjitike. Sipas HOTREC, shoqata europiane e hoteleve dhe restoranteve, përdorimi më i madh i energjisë në hotele bëhet për sistemin e ngrohjes dhe ftohjes, duke konsumuar rreth 53% të energjisë totale.

Masat e marra nga hoteli “Aria: synojnë gjithashtu që të ndihmojnë në uljen e nevojave për energji. Tavani i madh i qelqit mbulon hollin dhe vepron si një serë.

Ekspertët shprehen se investimi në teknologjitë e gjelbra do të jetë celësi për mbijetesën e hoteleve në një kohë që cmimet rriten.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat