Bota Postuar më 2 Dhjetor 2023, 10:44

Kina ndërton një qendër nënujore të dhënash - Me fuqinë e 6 milionë kompjuterëve. Do të kursehen 122 milionë kilovatorë energji

Nga SCAN TV
Kina ndërton një qendër nënujore të dhënash - Me

Kina po ndërton qendra të mëdha të dhënash nën ujë, me të cilat planifikon të kursejë 122 milionë kilovat orë energji elektrike dhe hapësira sa pothuajse 10 fusha futbolli.

Qendrat e të dhënave nënujore nuk janë një risi. Microsoft i vendosi ato në thellësitë e oqeanit në vitin 2014 me sistemin e tij Project Natick. Tani Kina ka filluar ndërtimin e qendrës më të madhe tregtare në botë të të dhënave nënujore, në brigjet e qytetit të Sanya.

Secili nga elementët e qendrës së të dhënave thuhet se mund të përpunojë mbi katër milionë foto me rezolucion të lartë në 30 sekonda, që përfaqëson performancën e vlerësuar të rreth 60 mijë sistemeve standarde të kompjuterëve desktop që punojnë së bashku.

Plani është instalimi i 100 elementeve të qendrës së të dhënave të papërshkueshëm nga uji në kuadrin e sistemit nënujor të lartpërmendur dhe vlerësohet se ata do të jenë në gjendje të përpunojnë 400 milionë foto HD në sekondë, me fuqinë e gjashtë milionë pajisjeve PC.

Secila prej qendrave të të dhënave është e madhe: deri në 68 mijë metra katrorë në madhësi, që është e barabartë me rreth 10 fusha futbolli. Do të duhen rreth tre orë për të lëvizur çdo qendër të dhënash 35 metra nën sipërfaqen e oqeanit.

Kina planifikon të kursejë 122 milionë kilovat orë energji elektrike dhe më shumë se 105 mijë ton ujë të freskët me këtë sistem. Arsyeja është se uji i ftohtë i kripur do të jetë në gjendje të mbajë të freskët çipat e qendrës së të dhënave.

Qendrat e të dhënave do të operohen nga Beijing Sinnet, një ofrues kryesor i qendrave të të dhënave dhe shërbimeve ‘cloud’ në Kinë. I gjithë projekti kushton rreth 879 milionë dollarë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat