Energjisë globale i duhet një transformim radikal - Shumë njerëz zgjedhin mes ngrënies, apo energjisë elektrike

Sistemi global i energjisë është i padrejtë ndaj konsumatorëve. Shumica e konsumatorëve janë në mëshirën e tregjeve të paqëndrueshme ndërkombëtare të karburanteve fosile. Ata janë të detyruar të mbështeten në energjinë ndotëse dhe të shtrenjtë të shpërndarë përmes rrjeteve joadekuate. Shumë njerëz në mbarë botën duhet të zgjedhin mes ngrënies apo energjisë elektrike.
Në të njëjtën kohë, gjigantët e karburanteve fosile po përparojnë. Vitin e kaluar pesë kompanitë më të mëdha perëndimore të naftës dhe gazit kishin një fitim të kombinuar prej 200 miliardë dollarësh.
Ekspertët kërkojnë një përmbysje të modelit tradicional që na bën të varur nga termocentralet e centralizuara me lëndë djegëse fosile. Konsumatori duhet të vihet në fokus, në mënyrë që njerëzit e zakonshëm nga marrës të zhvillohen në prodhues. Kriza globale e energjisë ka përshpejtuar ndjeshëm prodhimin me ndotje të ulët, megjithëse investimet në lëndët djegëse fosile vazhdojnë të rriten.
Viti 2022 regjistroi rritje të paprecedentë në faturat e energjisë elektrike për shkak të varësisë nga karburantet fosile dhe pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Kjo ka çuar rreth 141 milionë njerëz në varfëri ekstreme. Tranzicioni në burimet e rinovueshme të energjisë konsiderohet një rrugë njëkahëshe nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë. Inkurajimi i konsumatorëve për të instaluar sisteme të energjisë së pastër si panele diellore, bateri, matës inteligjentë dhe ngrohje e ftohje elektrike efikase në shtëpinë e tyre do të reduktonte apo edhe do t'i eliminonte faturat e tyre.
Në Europë, vetëm kalimi në pompat inteligjente të nxehtësisë do të reduktojë kostot e ngrohjes së konsumatorëve deri në 25% në krahasim me gazin natyror. Në zonat rurale të Afrikës Sub-Sahariane, instalimi i një drite të thjeshtë diellore rrugore shkakton një ulje të kostove të ndriçimit të konsumatorit me 85%.
Ndërsa kalojmë në epokën e elektrifikimit masiv, ky ndryshim është i nevojshëm. Është e nevojshme që konsumatorët të jenë në gjendje të gjenerojnë energjinë e tyre në mënyrë që rrjetet e energjisë elektrike të jenë në gjendje t’i përgjigjen kërkesës, e cila momentalisht është e paprecedentë.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Rihapen tenderët për eficiencën e energjisë - Synohet ngritja e databazës së konsumit energjetik dhe monitorimi i planeve sektoriale
Agjencia për Eficiencën e Energjisë ka rihapur tenderët, që kanë në fokus monitorimin e planeve të detajuara sektoriale, si dhe ndërtimin e databazës për......

Arabia Saudite blen 10% të aeroportit Heathrow - Kompania spanjolle “Ferrovial” shet aksionet pas 17 vitesh
Fondi i pasurisë sovrane të Arabisë Saudite ka marrë 10% të aksioneve në Heathrow për 1 miliard paund nga kompania spanjolle e infrastrukturës ‘Ferrovial’, e......

Surprizon OPEC+, nuk ul më tej prodhimit - Nafta Brent bie me rreth 4 dollarë, zbret drejt 80 USD për fuçi
Nafta ra ndjeshëm në sesionin e kaluar, për shkak të vendimeve të OPEC+, ndërsa sot po tregtohet e qëndrueshme. Organizata e Vendeve Prodhuese të Naftës dhe......

Tregu i monedhave, në pritje të Powell - Dollari realizoi humbjet më të mëdha në 1 vit, gjatë nëntorit
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, ndërsa euro ka fituar një pjesë të vogël të humbjeve që realizoi në sesionin e kaluar, pasi të......

Ari rritet me 60 dollarë, gjatë nëntorit - Mbështetet nga mundësitë që FED të ulë normat e interesit
Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitime për të tretën javë me radhë, pasi ftohja e inflacionit në SHBA ka shtuar......

Bitcoin, në nivelin më të lartë që nga maji 2022 - Kapitalizimi i tregut të kriptomonedhave rritet në 1.5 trilion dollarë
Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, me bitcoin që është ngjitur sërish në mbi 38,000 dollarë dhe po tregtohet pranë nivelit......

Bursat e nisin dhjetorin në rritje - Gjatë nëntorin realizuan muajin më të mirë që nga janari
Bursat europiane e kanë filluar në rritje edhe sesionin e parë të muajit dhjetor, ndërsa gjatë nëntorit realizuan fitimet më të mëdha që nga janari i këtij......

Avancojnë punimet për Unazën e Madhe - Mbyllet në verën e 2024-ës, Balluku: Pavarësisht pengesave do zbatohen afatet e kontratës
Unaza e Madhe e Tiranës pritet të përfundojë në verën e vitin 2024. Gjatë inspektimit të punimeve në lotin 4, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë,......