Rihapen tenderët për eficiencën e energjisë - Synohet ngritja e databazës së konsumit energjetik dhe monitorimi i planeve sektoriale

Agjencia për Eficiencën e Energjisë ka rihapur tenderët, që kanë në fokus monitorimin e planeve të detajuara sektoriale, si dhe ndërtimin e databazës për konsumet energjetike. Tenderët u hapën fillimisht në muajin qershor, por fillimisht u anuluan për shkak të ndryshimit të aftësive paguese të entit kontraktor, ndërsa më pas për shkak të mungesës së operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në garë.
Ndërkaq, sa i takon procedurave, Agjencia për Eficiencën e Energjisë argumenton se në Shqipëri mungon sistemi zyrtar i grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave energjetike e në veçanti ai për të dhënat e konsumit të energjisë.
Si rrjedhojë, hasen vështirësi të dukshme në hartimin dhe monitorimin e të gjitha planeve të efiencës së energjisë dhe burimeve të rinovueshme të energjisë. Po ashtu, sipas Agjencisë kjo vështirësi haset edhe në drejtim të strategjive dhe planeve kombëtare si dhe për monitorimin e targeteve të klimës për reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit, bazuar në kërkesat e BE-së dhe Marrëveshjes së Klimës, të nëshkruar në Paris.
Ndërkaq, konsulenti që do të përzgjidhet do të duhet të përcaktojë investimet kryesore që kërkohen për arritjen e targetave për të gjithë sektorët socialekonomik për periudhën 2023-2030, si dhe mbulimin e tyre nga ana e Buxhetit të Shtetit, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankat e Nivelit të Dytë apo investitorët Privatë. Tenderi për monitorimin e planeve ka një fond limit prej 25 mln lekësh, ndërsa ai për ngritjen e datbazës së konsumeve energjetike, 31.67 mln lekë.
Ola Mitre/ SCAN

Arabia Saudite blen 10% të aeroportit Heathrow - Kompania spanjolle “Ferrovial” shet aksionet pas 17 vitesh
Fondi i pasurisë sovrane të Arabisë Saudite ka marrë 10% të aksioneve në Heathrow për 1 miliard paund nga kompania spanjolle e infrastrukturës ‘Ferrovial’, e......

Surprizon OPEC+, nuk ul më tej prodhimit - Nafta Brent bie me rreth 4 dollarë, zbret drejt 80 USD për fuçi
Nafta ra ndjeshëm në sesionin e kaluar, për shkak të vendimeve të OPEC+, ndërsa sot po tregtohet e qëndrueshme. Organizata e Vendeve Prodhuese të Naftës dhe......

Tregu i monedhave, në pritje të Powell - Dollari realizoi humbjet më të mëdha në 1 vit, gjatë nëntorit
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, ndërsa euro ka fituar një pjesë të vogël të humbjeve që realizoi në sesionin e kaluar, pasi të......

Ari rritet me 60 dollarë, gjatë nëntorit - Mbështetet nga mundësitë që FED të ulë normat e interesit
Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitime për të tretën javë me radhë, pasi ftohja e inflacionit në SHBA ka shtuar......

Bitcoin, në nivelin më të lartë që nga maji 2022 - Kapitalizimi i tregut të kriptomonedhave rritet në 1.5 trilion dollarë
Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, me bitcoin që është ngjitur sërish në mbi 38,000 dollarë dhe po tregtohet pranë nivelit......

Bursat e nisin dhjetorin në rritje - Gjatë nëntorin realizuan muajin më të mirë që nga janari
Bursat europiane e kanë filluar në rritje edhe sesionin e parë të muajit dhjetor, ndërsa gjatë nëntorit realizuan fitimet më të mëdha që nga janari i këtij......

Avancojnë punimet për Unazën e Madhe - Mbyllet në verën e 2024-ës, Balluku: Pavarësisht pengesave do zbatohen afatet e kontratës
Unaza e Madhe e Tiranës pritet të përfundojë në verën e vitin 2024. Gjatë inspektimit të punimeve në lotin 4, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë,......

10 mln euro grante për ndryshimet klimatike - Gati marrëveshja për programin Interreg. Do të përfitohen përmes projekteve
Shqipëria pritet të përfitojnë 10 mln euro grante në 6 vitet e ardhshme nga ratifikimi i marrëveshjes me qeverinë franceze dhe Komisionit Europian, për......