Arabia Saudite blen 10% të aeroportit Heathrow - Kompania spanjolle “Ferrovial” shet aksionet pas 17 vitesh

Fondi i pasurisë sovrane të Arabisë Saudite ka marrë 10% të aksioneve në Heathrow për 1 miliard paund nga kompania spanjolle e infrastrukturës ‘Ferrovial’, e cila po shet pronën e saj në aeroportin më të madh të Europës pas 17 vjetësh.
‘Ferrovial’ ka shitur të gjithë 25% të aksioneve të saj në kompaninë mëmë të Heathrow, për 2.4 miliardë paund, me një pjesë 15% të firmës që i shkon grupit francez të kapitalit privat Ardian dhe pjesa tjetër i shkon Fondit të Investimeve Publike Saudite - PIF.
Nëse marrëveshjet nga rregullatorët miratohen, do të shënohet dhe përfundimi i investimeve i Ferrovial në Heathrow, i cili filloi në 56% në 2006 - ën, por u reduktua në 25% deri në 2013 - ën. Investitorë të tjerë në kompaninë mëmë të Heathrow përfshijnë Autoritetin e Investimeve të Katarit, i cili ka 20% të aksioneve, fondi sovran i pasurisë GIC i Singaporit, Trusti Australian i Pensioneve, Korporata e Investimeve e Kinës etj.
‘Ferrovial’ tha se do të mbetet e përkushtuar ndaj Mbretërisë së Bashkuar dhe investimeve të tjera të saj në aeroport. Kompania zotëron gjysmën e aeroporteve të Aberdeen, Glasgow dhe Southampton. Ajo zotëron gjithashtu 49% të aksioneve në Terminalin 1 në aeroportin JFK të Nju Jorkut dhe ka një investim 60% në aeroportin Dalaman në Turqi.
PIF është një nga fondet më aktive të pasurisë sovrane në botë, me më shumë se 700 miliardë dollarë në asete për shkak të pasurisë së saj nga nafta, dhe së fundmi ka investuar në sporte si futbolli dhe golfi. Fondi kontrollohet nga princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, qeveria e të cilit është akuzuar për shkelje të shumta të të drejtave të njeriut. Ndërsa numri i pasagjerëve në Heathrow u trefishua në vitin 2022, aeroporti shënoi një humbje prej 684 milion paund krahasuar me një humbje prej rreth 1.3 miliardë paund vitin e kaluar. Ai parashikon se do të arrijë në 83% të niveleve të pasagjerëve të vitit 2019 këtë vit.
Në shtator, rregullatori i konkurrencës hodhi poshtë një apel të paraqitur nga Heathrow kundër një vendimi nga Autoriteti i Aviacionit Civil që e detyronte atë të ulte tarifat e pasagjerëve me pothuajse një të pestën vitin e ardhshëm.
Tarifa mesatare për pasagjer në Heathrow për vitin 2023 është 31.57 paund, por rregullatori tha se kjo do të ulej në 25.43 paund në 2024 - ën dhe të mbetet gjerësisht ‘e sheshtë’ deri në fund të 2026 - ës.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Surprizon OPEC+, nuk ul më tej prodhimit - Nafta Brent bie me rreth 4 dollarë, zbret drejt 80 USD për fuçi
Nafta ra ndjeshëm në sesionin e kaluar, për shkak të vendimeve të OPEC+, ndërsa sot po tregtohet e qëndrueshme. Organizata e Vendeve Prodhuese të Naftës dhe......

Tregu i monedhave, në pritje të Powell - Dollari realizoi humbjet më të mëdha në 1 vit, gjatë nëntorit
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, ndërsa euro ka fituar një pjesë të vogël të humbjeve që realizoi në sesionin e kaluar, pasi të......

Ari rritet me 60 dollarë, gjatë nëntorit - Mbështetet nga mundësitë që FED të ulë normat e interesit
Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitime për të tretën javë me radhë, pasi ftohja e inflacionit në SHBA ka shtuar......

Bitcoin, në nivelin më të lartë që nga maji 2022 - Kapitalizimi i tregut të kriptomonedhave rritet në 1.5 trilion dollarë
Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, me bitcoin që është ngjitur sërish në mbi 38,000 dollarë dhe po tregtohet pranë nivelit......

Bursat e nisin dhjetorin në rritje - Gjatë nëntorin realizuan muajin më të mirë që nga janari
Bursat europiane e kanë filluar në rritje edhe sesionin e parë të muajit dhjetor, ndërsa gjatë nëntorit realizuan fitimet më të mëdha që nga janari i këtij......

Avancojnë punimet për Unazën e Madhe - Mbyllet në verën e 2024-ës, Balluku: Pavarësisht pengesave do zbatohen afatet e kontratës
Unaza e Madhe e Tiranës pritet të përfundojë në verën e vitin 2024. Gjatë inspektimit të punimeve në lotin 4, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë,......

10 mln euro grante për ndryshimet klimatike - Gati marrëveshja për programin Interreg. Do të përfitohen përmes projekteve
Shqipëria pritet të përfitojnë 10 mln euro grante në 6 vitet e ardhshme nga ratifikimi i marrëveshjes me qeverinë franceze dhe Komisionit Europian, për......

KKT-ja merr edhe menaxhimin e burimeve ujore - Ndryshime në ligjet e territorit. Krijohet Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit
Dy projektligje të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë propozjnë ndryshime në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e......