Surprizon OPEC+, nuk ul më tej prodhimit - Nafta Brent bie me rreth 4 dollarë, zbret drejt 80 USD për fuçi

Nafta ra ndjeshëm në sesionin e kaluar, për shkak të vendimeve të OPEC+, ndërsa sot po tregtohet e qëndrueshme. Organizata e Vendeve Prodhuese të Naftës dhe aleatët e tjerë, përfshirë Rusinë, që ndryshe njihen si OPEC+, ranë dakord që shkurtimet vullnetare të prodhimit të vazhdojnë edhe për tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, një vendim më i butë krahasuar me pritshmëritë e tregut.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 80.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 75.7 dollarë për fuçi. Arabia Saudite, Rusia dhe anëtarët e tjerë të OPEC+, të cilët prodhojnë më shumë se 40% të naftës në botë, ranë dakord për shkurtime vullnetare të prodhimit prej rreth 2.2 milionë fuçi në ditë, për tremujorin e parë të vitit 2024.
Megjithatë, rreth 1.3 milionë fuçi në ditë nga këto shkurtime, i mungonin tregut edhe gjatë vitit 2023, për shkak të angazhimit vullnetar të Arabisë Saudite dhe Rusisë për të reduktuar kuotat e prodhimit. Më parë, delegatët kishin deklaruar se shkurtimet e reja shtesë mund të ishin deri në 2 milionë fuçi në ditë. Kufizimet totale të prodhimit arrijnë në 2.2 milionë fuçi në ditë nga tetë prodhues, tha OPEC në një deklaratë pas takimit.
Në këtë shifër përfshihet edhe zgjatja e shkurtimeve vullnetare saudite dhe ruse prej 1.3 milionë fuçi në ditë. Arabia Saudite, Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Iraku, Kuvajti, Kazakistani dhe Algjeria ishin ndër prodhuesit që thanë se shkurtimet do të zbuten gradualisht pas tremujorit të parë, nëse kushtet e tregut e lejojnë.
OPEC+ është fokusuar në një prodhim më të ulët, pasi çmimet kanë rënë nga 98 dollarë në fund të shkurtit, në rreth 80 dollarë aktualisht, për shkak të rritjes së dobët ekonomike dhe pritshmërive për një suficit të ofertës.
SCAN
Sondazh

Tregu i monedhave, në pritje të Powell - Dollari realizoi humbjet më të mëdha në 1 vit, gjatë nëntorit
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, ndërsa euro ka fituar një pjesë të vogël të humbjeve që realizoi në sesionin e kaluar, pasi të......

Ari rritet me 60 dollarë, gjatë nëntorit - Mbështetet nga mundësitë që FED të ulë normat e interesit
Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitime për të tretën javë me radhë, pasi ftohja e inflacionit në SHBA ka shtuar......

Bitcoin, në nivelin më të lartë që nga maji 2022 - Kapitalizimi i tregut të kriptomonedhave rritet në 1.5 trilion dollarë
Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, me bitcoin që është ngjitur sërish në mbi 38,000 dollarë dhe po tregtohet pranë nivelit......

Bursat e nisin dhjetorin në rritje - Gjatë nëntorin realizuan muajin më të mirë që nga janari
Bursat europiane e kanë filluar në rritje edhe sesionin e parë të muajit dhjetor, ndërsa gjatë nëntorit realizuan fitimet më të mëdha që nga janari i këtij......

Avancojnë punimet për Unazën e Madhe - Mbyllet në verën e 2024-ës, Balluku: Pavarësisht pengesave do zbatohen afatet e kontratës
Unaza e Madhe e Tiranës pritet të përfundojë në verën e vitin 2024. Gjatë inspektimit të punimeve në lotin 4, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë,......

10 mln euro grante për ndryshimet klimatike - Gati marrëveshja për programin Interreg. Do të përfitohen përmes projekteve
Shqipëria pritet të përfitojnë 10 mln euro grante në 6 vitet e ardhshme nga ratifikimi i marrëveshjes me qeverinë franceze dhe Komisionit Europian, për......

KKT-ja merr edhe menaxhimin e burimeve ujore - Ndryshime në ligjet e territorit. Krijohet Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit
Dy projektligje të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë propozjnë ndryshime në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e......

Pse Portugalia ka aktivizuar lehtësime tatimore për rezidentët e huaj?
Parlamenti i Portugalisë ka zgjatur uljen e taksave për banorët e huaj deri në fund të vitit të ardhshëm, pavarësisht shqetësimeve për rritjen e çmimeve të......