10 mln euro grante për ndryshimet klimatike - Gati marrëveshja për programin Interreg. Do të përfitohen përmes projekteve

Shqipëria pritet të përfitojnë 10 mln euro grante në 6 vitet e ardhshme nga ratifikimi i marrëveshjes me qeverinë franceze dhe Komisionit Europian, për pjesmarrjen në programin Interreg EURO–MED.
Projektligji ka mbërritur në Kuvend për miratim, ndërsa sipas relacionit shoqërues i gjithë programi ka një vlerë prej 293.6 mln euro dhe përfshin 10 vende të Bashkimit Evropian dhe 4 vende kandidate për IPA, që janë Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Kjo marrëveshje i mundëson Shqipërisë dhe të gjithë partnerëve potencialë shqiptarë (publikë dhe jopublikë) që të marrin pjesë në këtë program nëpërmjet projekteve të ndryshme. Ndërkohë që, përfitues potencialë janë persona juridikë, autoritete vendore, organe publike, organizata joqeveritare, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, etj.
Ndërkaq, në përputhje me fokusin e Bashkimit Evropian në objektivat mjedisorë dhe klimatikë, mjedisi është tema kryesore për programin Interreg EURO-MED, i cili garanton vazhdimësinë e programit Interreg MED të periudhës 2014-2020.
Propozimi i Komisionit për Kuadrin Financiar Shumëvjeçar 2021-2027 përcakton një objektiv më ambicioz për integrimin e klimës në të gjitha programet e Bashkimit Evropian, me synimin e përgjithshëm që 30% e shpenzimeve të BE-së të kontribuojnë në objektivat klimatikë.
Kjo masë reflekton rëndësinë e trajtimit të ndryshimeve klimatike, në përputhje me angazhimet e Bashkimit Evropian për të zbatuar marrëveshjen e Parisit dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

KKT-ja merr edhe menaxhimin e burimeve ujore - Ndryshime në ligjet e territorit. Krijohet Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit
Dy projektligje të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë propozjnë ndryshime në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e......

Pse Portugalia ka aktivizuar lehtësime tatimore për rezidentët e huaj?
Parlamenti i Portugalisë ka zgjatur uljen e taksave për banorët e huaj deri në fund të vitit të ardhshëm, pavarësisht shqetësimeve për rritjen e çmimeve të......

Taksa e karbonit shtyhet në 1 Korrik 2026 - Ndryshon niveli. Aplikimi fillon me 1.5 lekë/kg, nga 0.5 lekë/kg që ishte propozimi fillestar
Vendosja e taksës së karbonit të parashikuar në paketën fiskale të vitit të ardhshëm për industrinë që përdor qymyrin si lëndë djegëse, si ajo e çimentos dhe......

Varianti përfundimtar i amnistisë, buxhetit i kursehen mbi 5 Mln euro - Do të përfitojnë 620 persona. Përjashtohet korrupsioni, krimi ekonomik e zaptimi i tokës
Drafti përfundimtar për Aministinë Penale i depozituar tashmë në Kuvend ka zgjeruar numrin e përfituesve, ndërkohë që sipas vlerësimeve të ekspertëve,......

Më shumë të ardhura për këshilltarët bashkiakë - Pr.Ligji/ Shpërblimi mujor duhet të jetë 10% e pagës së kryetarit të bashkisë
Shpërblimit mujore që jepen për këshilltarët bashkiakë dhe kryetarët e fshatrave pritet të ndryshojnë. Deputetja socialiste Antoneta Dhima ka depozituar një......

Pagesat me kartë, turizmi rrit 35% numrin e POS-eve - Në total 18.570 pika shitjeje në 2023. Por, mbetemi të fundit në rajon dhe Europë
Shtimi i pikave të shitjes përmes kartave bankare, ose POS-eve, siç i njohim në jetën e përditëshme është një prej efekteve më të dukshme të bumit të turizmit,......

Shqiptarët janë pronarë, europianët jetojnë me qira - Renditemi të dytët në Europë me përqindjen më të lartë të pronësisë së shtëpive
Të dhënat nga "Instituti i Statistikave" tregojnë se është rritur përqindja e familjeve që kanë statusin pronar dhe të dhënat historike bëjnë me dije se shifra......

Çmimi i paketave të cigareve shtrenjtohet me 20 lekë! - Ndryshimi, 5 javë përpara rritjes së akzicës për duhanin
Ndryshe nga sa parashikohet në ligj, ku akciza e cigareve ndryshon në muajin Janar dhe rrjedhimisht edhe çmimi i shitjes së tyre, këtë vit duke se çmimet e......