Çmimi i paketave të cigareve shtrenjtohet me 20 lekë! - Ndryshimi, 5 javë përpara rritjes së akzicës për duhanin

Ndryshe nga sa parashikohet në ligj, ku akciza e cigareve ndryshon në muajin Janar dhe rrjedhimisht edhe çmimi i shitjes së tyre, këtë vit duke se çmimet e reja janë aplikuar 5 javë më herët. Janë një sërë markash që kanë bërë një rritje të unifikuar në 20 lekë për paketë. Njoftimi për vendosjen e çmimeve maksimale të shitjes është bërë edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për shkak të detyrimit që rrjedh nga ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Aktualisht paketa më e shtrenjte në vend aktualisht shitet me çmimin maksimal 380 lekë.
Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave, në 10-mujor importi i cigareve u regjistrua në 2665 tonë me një rritje të konsiderueshme prej 109 ton krahasuar më një vit më parë. Ndërkohë që duket se tendenca e kompanive është të rrisin ndjeshëm importet në fund të vitit, për të përfituar më shumë në shitje gjatë vitit të ardhshëm ku çmimet pësojnë ndryshim.
Për duhanin aplikohet një kalendar i caktuar për rritjen progresive të akcizës deri në vitin 2026 që parashikon rritje mesatarisht 250 lekë për kg çdo vit, duke arritur çmimin prej 7250 lekë/1000 fije nga 1 janari 2024. Synimi është dekurajomi i duhanpirjes.
Sipas një studimi të bërë të bërë së fundmi nga DSA (Development Solutions Associates), 1 në 4 të rritur në Shqipëri konsumojnë duhan apo e thënë ndryshe 25 për qind e popullsisë madhore, duke i shkaktuar vetes dëme shëndetësore dhe ekonomike
Referuar po të njëjtit studim kostot që paguajnë duhanpirësit në Shqipëri nga buxheti familjar si shpenzime shëndetësorë dhe blerje medikamentesh shkojnë në rreth 189.5 milionë lekë në muaj. Ndërsa konsumi në vend arrin në afro 3300 ton.
Gjatë vitit 2022 të ardhurat në buxhet nga akciza e duhanit ishin rreth 28.3 miliardë lekë, duke u listuar si zëri i dytë me peshën më të madhe në të ardhurat totale doganore, pas karburanteve.
Elisabeta Dosku/ SCAN

Bizneset do të rrisin çmimet e produkteve - Vrojtimi i BSH: Konsumatorët heqin dorë nga blerjet në shuma të mëdha!
Bizneset në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve parashikojnë të rrisin çmimet e mallrave, duke shkaktuar edhe një reagim të konsumatorëve, të cilët pritet të......

Takimi i OPEC+: Rusia dhe Arabia Saudite zgjasin shkurtimet e prodhimit të naftës. Pasojat në tregje!
Takimi i OPEC+ i nëntorit u mbajt virtualisht të enjten, me këtë takim potencialisht më domethënës se të fundit për tregjet e naftës. Megjithëse komiteti nuk......

Ulje e inflacionit dhe rritje pagash në 2024? - Perspektiva e S&P Global për Europën!
Ekonomia e eurozonës ka të ngjarë të arrijë një ulje të butë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, sipas S&P Global, për tremujorin e parë 2024 për......

Sa para ju duhen për të qenë të lumtur? - Europianët kënaqen me më pak!
Përgjigja për pyetjen e vjetër mund të jetë e ndryshme për të gjithë, por studimet e fundit nga Europa dhe SHBA zbuluan se paratë mund të blejnë me të vërtetë......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse vijon të mbetet i dobët përballë monedhës vendase e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke fituar pikë këtë mëngjes teksa është blerë......

Musk prezanton kamionçinën elektrike - Çmimi fillestar rreth 61 mijë dollarë për variantin më të lirë
Tesla prezantoi çmimet për kamionçinën elektrike ‘Cybertruck’, dalja në treg e së cilës ishte shtyrë prej kohësh. Çmimi fillon nga 60.990 dollarë për variantin......

99 mijë euro për të blerë 2 euro - Monedha e rrallë del në shitje në Gjermani
Mediat gjermane raportojnë se një tregtar nga Saksonia e Ulët ka publikuar një reklamë që po bën bujë në internet. Bëhet fjalë për një monedhë dy euro “shumë......

Transferojnë çdo muaj 50 miliardë dollarë jashtë vendit - Kinezët e pasur vendosin kapitalin e tyre në bankat perëndimore
Deri më tani, udhëheqja e Kinës duket se beson se e ka situatën nën kontroll. Megjithatë, daljet e kapitalit kanë dobësuar juanin kundrejt dollarit dhe......