Bota Postuar më 1 Dhjetor 2023, 10:01

Musk prezanton kamionçinën elektrike - Çmimi fillestar rreth 61 mijë dollarë për variantin më të lirë

Nga SCAN TV
Musk prezanton kamionçinën elektrike - Çmimi fillestar rreth

Tesla prezantoi çmimet për kamionçinën elektrike ‘Cybertruck’, dalja në treg e së cilës ishte shtyrë prej kohësh. Çmimi fillon nga 60.990 dollarë për variantin me kosto më të ulët, mbi 50% më shumë se sa CEO Elon Musk kishte deklaruar në 2019-ën.

Musk hipi një Cybertruck në një skenë duke marrë brohoritje nga turma dhe më vonë u dha çelësat rreth një duzinë klientëve në Austin, Teksas.

‘Cybertruck’ ka një shtrat 1.8 metra të gjatë, 1.2 metra të gjerë, 1.133 kg në kapacitet ngarkese, 5000 kg kapacitet tërheqës dhe 0.4 metër lartësi nga toka.

Prezantimi ndodh disa javë pasi Musk zbuti pritshmëritë e investitorëve duke përmendur probleme në rritjen e prodhimit të atij që ai e quajti një produkt ‘radikal’.

‘Cybertruck’, modeli i parë i ri i Tesla në gati katër vjet, është i rëndësishëm për reputacionin e tij si prodhues i automjeteve inovative. Në një kohë kur kompania po lufton për zbutjen e kërkesës për automjete elektrike dhe me konkurrencën në rritje, ‘Cybertruck’ është gjithashtu çelësi për gjenerimin e shitjeve, megjithëse jo në masën e modeleve 3 dhe Y me volum të lartë të kompanisë.

Kamioni është bërë prej çeliku inox me shkëlqim, i formuar në forma të sheshta me pak ose aspak kthesa. Musk ka thënë se është frymëzuar pjesërisht nga një nëndetëse e kthyer në makinë në filmin e James Bond të vitit 1977 ‘Spiuni që më donte’

Gjatë zbulimit të tij në vitin 2019, shefi projektues i Tesla-s, Franz von Holzhausen përdori një sferë metalike për të dëshmuar dritaren e pathyeshme prej xhami të kamionit, vetëm për ta copëtuar atë.

Holzhausen të enjten gjuajti një top bejsbolli në dritaren e Cybertruck, dhe ia u kthye mbrapsht.

‘Cybertruck’, i cili prezantohet për blerësit dy vjet pas afatit, hyn në një treg të nxehtë dhe shumë fitimprurës kamionçinash për të konkurruar me modele si F150 Lightning të Ford-it, R1T të Rivian Automotive dhe Hummer EV të General Motors.

‘Cybertruck’ ka tërhequr më shumë se një milion rezervime me klientë të cilët kanë depozituar 100 dollarë. Depozitat e reja fillojnë nga 250 dollarë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat