Bizneset do të rrisin çmimet e produkteve - Vrojtimi i BSH: Konsumatorët heqin dorë nga blerjet në shuma të mëdha!
Bizneset në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve parashikojnë të rrisin çmimet e mallrave, duke shkaktuar edhe një reagim të konsumatorëve, të cilët pritet të heqin dorë nga blerjet në shuma të mëdha. Në këtë përfundim ka arritur vrojtimi më i fundit i Bankës së Shqipërisë për “Besimin e Biznesit dhe të Konsumatorit”
Sipas vrojtimit, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 1.6 pikë në muajin nëntor, duke shënuar nivelin 109.3, ndikuar kryesisht nga vlera më e ulët e treguesit të besimit në sektorin e shërbimeve dhe të tregtisë. Negativisht kontribuoi edhe rënia e besimit në sektorët e industrisë dhe rënia e besimit konsumator. Në të kundërt, treguesi i besimit të ndërtimit dha kontribut pozitiv këtë muaj.
Treguesi i besimit të industrisë ra me 0.6 pikë përqindje dhe bizneset e këtij sektori u shprehën më pesimiste lidhur me kontratat porositëse, kryesisht ato të lidhura me eksportin. Nga ana tjetër, ato raportuan të përmirësuar prodhimin aktual industrial. Pritjet e bizneseve të industrisë për punësimin në të ardhmen janë në rënie, ndërsa për çmimet e produkteve që do të prodhojnë në të ardhmen janë vlerësuar me rritje.
I vetmi tregues që shënoi rritje ishte ai i besimit në ndërtim, përcaktuar kryesisht nga vlerësime më optimiste për aktivitetin aktual. Vlerësimi për nivelin e porosive regjistroi rritje, por në masë më të ulët. Nga ana tjetër, pritjet për punësimin dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë regjistruar rritje.
Treguesi i besimit në shërbime ra me 4.4 pikë përqindje në nëntor, ku kontribuuan vlerësimet më pak optimiste të bizneseve si për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, ashtu edhe për nivelin aktual të kërkesës. Pritjet për kërkesën dhe nivelin e punësimit në të ardhmen vlerësohen në rritje nga këto biznese. Pritjet e tyre për ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë në rritje.
Treguesi i besimit në tregti regjistroi rënie me 1.7 pikë përqindje, ndikuar kryesisht nga vlerësimet më pak pozitive për ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Nga ana tjetër, pritjet për punësimin në të ardhmen kanë mbetur pothuaj në të njëjtin nivel me një muaj më parë. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rritje të lehtë.
Treguesi i besimit konsumator regjistroi një rënie të lehtë me 0.7 pikë përqindje. Konsumatorët vlerësuan me rënie blerjet në shuma të mëdha. Nga ana tjetër, ata ishin më optimistë lidhur me situatën financiare dhe ekonomike të vendit në të ardhmen.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Takimi i OPEC+: Rusia dhe Arabia Saudite zgjasin shkurtimet e prodhimit të naftës. Pasojat në tregje!
Takimi i OPEC+ i nëntorit u mbajt virtualisht të enjten, me këtë takim potencialisht më domethënës se të fundit për tregjet e naftës. Megjithëse komiteti nuk......

Ulje e inflacionit dhe rritje pagash në 2024? - Perspektiva e S&P Global për Europën!
Ekonomia e eurozonës ka të ngjarë të arrijë një ulje të butë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, sipas S&P Global, për tremujorin e parë 2024 për......

Sa para ju duhen për të qenë të lumtur? - Europianët kënaqen me më pak!
Përgjigja për pyetjen e vjetër mund të jetë e ndryshme për të gjithë, por studimet e fundit nga Europa dhe SHBA zbuluan se paratë mund të blejnë me të vërtetë......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse vijon të mbetet i dobët përballë monedhës vendase e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke fituar pikë këtë mëngjes teksa është blerë......

Musk prezanton kamionçinën elektrike - Çmimi fillestar rreth 61 mijë dollarë për variantin më të lirë
Tesla prezantoi çmimet për kamionçinën elektrike ‘Cybertruck’, dalja në treg e së cilës ishte shtyrë prej kohësh. Çmimi fillon nga 60.990 dollarë për variantin......

99 mijë euro për të blerë 2 euro - Monedha e rrallë del në shitje në Gjermani
Mediat gjermane raportojnë se një tregtar nga Saksonia e Ulët ka publikuar një reklamë që po bën bujë në internet. Bëhet fjalë për një monedhë dy euro “shumë......

Transferojnë çdo muaj 50 miliardë dollarë jashtë vendit - Kinezët e pasur vendosin kapitalin e tyre në bankat perëndimore
Deri më tani, udhëheqja e Kinës duket se beson se e ka situatën nën kontroll. Megjithatë, daljet e kapitalit kanë dobësuar juanin kundrejt dollarit dhe......

Gjenerata Z braktis rrjetet sociale - Synimi është “rilidhja” me botën përreth tyre
Të rinjtë pohojnë se shëndeti i tyre mendor është përmirësuar që kur nisën të shmangnin rrjetet sociale. Ata shprehen se negativiteti i vazhdueshëm në......