Shqipëria Postuar më 1 Dhjetor 2023, 10:15

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga SCAN TV
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan edhe pse vijon të mbetet i dobët përballë monedhës vendase e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke fituar pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 92.6 lekë dhe është shitur me 94 lekë.

Monedha europiane ka zbritur në kuotën e 101 lekë teksa vijon të humbasë pikë edhe sot duke u blerë me 1014 lekë dhe duke u shitur me 102.1 lekë në raport me dje sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane ka rikuperuar pikë mëngjesin e sotëm duke u blerë me 105.4 lekë he duke u shitur me 106.8 lekë në raport me ditën e enjte referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik gjithashtu e ka mbyllur këtë javë në kuota pozitive teksa ka regjistruar rritje të vlerës duke u blerë sot me 116.6 lekë dhe duke u shitur e 118 lekë krahasuar me një ditë më parë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat