Taksa e karbonit shtyhet në 1 Korrik 2026 - Ndryshon niveli. Aplikimi fillon me 1.5 lekë/kg, nga 0.5 lekë/kg që ishte propozimi fillestar

Vendosja e taksës së karbonit të parashikuar në paketën fiskale të vitit të ardhshëm për industrinë që përdor qymyrin si lëndë djegëse, si ajo e çimentos dhe çelikut, do të shtyhet për në 1 korrik të 2026-ës, duke iu lënë kohë kompanive që të bëjnë investime në drejtim të përdorimit të burimeve alternative.
Vendimi është marrë gjatë diskutimit të buxhetit dhe paketës fiskale 2024 në Komisionin e Ekonomisë, por me kushtin që shtyrja e afatit të kompensohet me rritjen e nivelit të taksës së karbonit mbi qymyrin në 1.5 lekë/ kg nga 0.5 lekë/kg që ishte propozuar fillimisht.
Bashkimi Europian, më 10 maj 2023, ka miratuar një rregullore, që parashikon aplikimin e një mekanizmi të rregullimit të kufirit të karbonit duke përcaktuar taksimin e importeve drejt vendeve anëtare nga shtete që nuk aplikojnë, ose aplikojnë një taksë të ulët karboni në tregun e tyre të brendshëm krahasuar me nivelet e taksimit në vendet e Bashkimit Europian.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Varianti përfundimtar i amnistisë, buxhetit i kursehen mbi 5 Mln euro - Do të përfitojnë 620 persona. Përjashtohet korrupsioni, krimi ekonomik e zaptimi i tokës
Drafti përfundimtar për Aministinë Penale i depozituar tashmë në Kuvend ka zgjeruar numrin e përfituesve, ndërkohë që sipas vlerësimeve të ekspertëve,......

Më shumë të ardhura për këshilltarët bashkiakë - Pr.Ligji/ Shpërblimi mujor duhet të jetë 10% e pagës së kryetarit të bashkisë
Shpërblimit mujore që jepen për këshilltarët bashkiakë dhe kryetarët e fshatrave pritet të ndryshojnë. Deputetja socialiste Antoneta Dhima ka depozituar një......

Pagesat me kartë, turizmi rrit 35% numrin e POS-eve - Në total 18.570 pika shitjeje në 2023. Por, mbetemi të fundit në rajon dhe Europë
Shtimi i pikave të shitjes përmes kartave bankare, ose POS-eve, siç i njohim në jetën e përditëshme është një prej efekteve më të dukshme të bumit të turizmit,......

Shqiptarët janë pronarë, europianët jetojnë me qira - Renditemi të dytët në Europë me përqindjen më të lartë të pronësisë së shtëpive
Të dhënat nga "Instituti i Statistikave" tregojnë se është rritur përqindja e familjeve që kanë statusin pronar dhe të dhënat historike bëjnë me dije se shifra......

Çmimi i paketave të cigareve shtrenjtohet me 20 lekë! - Ndryshimi, 5 javë përpara rritjes së akzicës për duhanin
Ndryshe nga sa parashikohet në ligj, ku akciza e cigareve ndryshon në muajin Janar dhe rrjedhimisht edhe çmimi i shitjes së tyre, këtë vit duke se çmimet e......

Bizneset do të rrisin çmimet e produkteve - Vrojtimi i BSH: Konsumatorët heqin dorë nga blerjet në shuma të mëdha!
Bizneset në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve parashikojnë të rrisin çmimet e mallrave, duke shkaktuar edhe një reagim të konsumatorëve, të cilët pritet të......

Takimi i OPEC+: Rusia dhe Arabia Saudite zgjasin shkurtimet e prodhimit të naftës. Pasojat në tregje!
Takimi i OPEC+ i nëntorit u mbajt virtualisht të enjten, me këtë takim potencialisht më domethënës se të fundit për tregjet e naftës. Megjithëse komiteti nuk......

Ulje e inflacionit dhe rritje pagash në 2024? - Perspektiva e S&P Global për Europën!
Ekonomia e eurozonës ka të ngjarë të arrijë një ulje të butë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, sipas S&P Global, për tremujorin e parë 2024 për......