Shqiptarët janë pronarë, europianët jetojnë me qira - Renditemi të dytët në Europë me përqindjen më të lartë të pronësisë së shtëpive
Të dhënat nga "Instituti i Statistikave" tregojnë se është rritur përqindja e familjeve që kanë statusin pronar dhe të dhënat historike bëjnë me dije se shifra e vitit 2021 është më e larta që nga viti 2014-të. Janë 93.8% e familjeve të cilat kanë statusin pronar ose janë duke u bërë pronar gjatë vitit 2021, ndërkohë që në vitin 2020 kjo shifër ishte 93.7%. Pra, nga të dhënat konkludojmë se pjesa më e madhe e banesave janë në pronësi të familjeve, ndërkohë sa i përket njësive ekonomike familjare të cilat jetojnë me qira, falas ose e kanë në përdorim banesën zënë rreth 6.2%.
Për të patur një analizë sa me të thelluar ‘Scan Intel’ e ka krahasuar këtë tregues me vendet e Europës. Të qenit pronar ose qiramarrës i një prone është diçka që ndryshon ndjeshëm midis shteteve të Bashkimit Europian. Në BE, në vitin 2021, 69.9% e popullsisë jetonte në një familje që zotëronte pronën, ndërsa 31% e mbetur jetonte në banesa me qira. Nga analiza e të dhënave rezulton se Rumania dhe Shqipëria janë dy vendet e para në Europë të cilat kanë përqindjen më të lartë të personave që kanë status pronësie. Në Rumani janë 95.3% e familjeve të cilët kanë statusin pronar, ndërkohë që 4.7% rezultojnë të jenë me qira. Sllovakia, Hungaria dhe Mali i Zi ndjekin në renditje me përqindjet më të larta të pronësisë.
Pothuaj në të gjitha vendet e Europës përqindja e pronënsisë është më e lartë se përqindja e familjeve të cilat jetojnë me qira. Pra, në të gjitha vendet zotërimi i një prone është më i zakonshëm, përveç Gjermanisë dhe Zvicrës. Në Zvicër janë 57.8% e familjeve të cilat jetojnë më qira dhe 42.2% kanë pronën në pronësi të tyre, ndërkohë në Gjermani janë me qira rreth 50.9% e familjeve.
Të jetosh në një shtëpi ose banesë me qira nuk ndryshon vetëm në varësi të shteteve, por gjithashtu ndryshon edhe në varësi të shkallës së urbanizimit, përkatësisht nëse jeton në një qytet apo zonë rurale. Nga ana tjetër, nëse shohim të dhënat vihet re se përqindjen më të lartë të pronësisë e kanë ato vende të cilat vijnë nga regjimet totalitare, pra vende të cilat piskologjikisht janë të lidhura ngushtë me pronën.
Gjithashtu në analizën e këtij treguesi për Shqipërinë nuk mund të mos përmendim edhe informalitetin e lartë sa i përket deklarimit të personave të cilët jetojnë me qira, çka mund të ketë peshë në paraqitjen e këtyre shifrave.
Xhorxhina Deda/SCAN

Çmimi i paketave të cigareve shtrenjtohet me 20 lekë! - Ndryshimi, 5 javë përpara rritjes së akzicës për duhanin
Ndryshe nga sa parashikohet në ligj, ku akciza e cigareve ndryshon në muajin Janar dhe rrjedhimisht edhe çmimi i shitjes së tyre, këtë vit duke se çmimet e......

Bizneset do të rrisin çmimet e produkteve - Vrojtimi i BSH: Konsumatorët heqin dorë nga blerjet në shuma të mëdha!
Bizneset në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve parashikojnë të rrisin çmimet e mallrave, duke shkaktuar edhe një reagim të konsumatorëve, të cilët pritet të......

Takimi i OPEC+: Rusia dhe Arabia Saudite zgjasin shkurtimet e prodhimit të naftës. Pasojat në tregje!
Takimi i OPEC+ i nëntorit u mbajt virtualisht të enjten, me këtë takim potencialisht më domethënës se të fundit për tregjet e naftës. Megjithëse komiteti nuk......

Ulje e inflacionit dhe rritje pagash në 2024? - Perspektiva e S&P Global për Europën!
Ekonomia e eurozonës ka të ngjarë të arrijë një ulje të butë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, sipas S&P Global, për tremujorin e parë 2024 për......

Sa para ju duhen për të qenë të lumtur? - Europianët kënaqen me më pak!
Përgjigja për pyetjen e vjetër mund të jetë e ndryshme për të gjithë, por studimet e fundit nga Europa dhe SHBA zbuluan se paratë mund të blejnë me të vërtetë......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse vijon të mbetet i dobët përballë monedhës vendase e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke fituar pikë këtë mëngjes teksa është blerë......

Musk prezanton kamionçinën elektrike - Çmimi fillestar rreth 61 mijë dollarë për variantin më të lirë
Tesla prezantoi çmimet për kamionçinën elektrike ‘Cybertruck’, dalja në treg e së cilës ishte shtyrë prej kohësh. Çmimi fillon nga 60.990 dollarë për variantin......

99 mijë euro për të blerë 2 euro - Monedha e rrallë del në shitje në Gjermani
Mediat gjermane raportojnë se një tregtar nga Saksonia e Ulët ka publikuar një reklamë që po bën bujë në internet. Bëhet fjalë për një monedhë dy euro “shumë......