Varianti përfundimtar i amnistisë, buxhetit i kursehen mbi 5 Mln euro - Do të përfitojnë 620 persona. Përjashtohet korrupsioni, krimi ekonomik e zaptimi i tokës

Drafti përfundimtar për Aministinë Penale i depozituar tashmë në Kuvend ka zgjeruar numrin e përfituesve, ndërkohë që sipas vlerësimeve të ekspertëve, llogaritet se arkës së shtetit do t’i kursehet një vlerë totale prej afërisht 5 milionë eurosh.
Në ndryshim nga drafti fillestar, i cili parashikonte që të amnistoheshin 572 të dënuar, dokumenti përfundimtar e rrit numrin e tyre 620. Sipas tij, përfitojnë dhe përjashtohen nga vuajtja e dënimit, burrat e dënuar me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.11.2023, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.
Po ashtu përfitojnë meshkujt e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet. Gjithashtu burrat e dënuar të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç.
Ndërkaq, përfitojnë dhe përjashtohen nga vuajtja e dënimit, gratë e dënuara, me burgim deri në 4 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.11.2023, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi. Po ashtu gratë e dënuara, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç. Po ashtu edhe personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.
Të pandryshuar në dokument mbeten veprat penale që përjashtohen nga amnistia. Nuk do të përfitojë ulje dënimi apo falje asnjë person përgjegjës për veprat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, krimit erkonomik, ndërtimeve pa leje apo zaptimit të tokës.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Më shumë të ardhura për këshilltarët bashkiakë - Pr.Ligji/ Shpërblimi mujor duhet të jetë 10% e pagës së kryetarit të bashkisë
Shpërblimit mujore që jepen për këshilltarët bashkiakë dhe kryetarët e fshatrave pritet të ndryshojnë. Deputetja socialiste Antoneta Dhima ka depozituar një......

Pagesat me kartë, turizmi rrit 35% numrin e POS-eve - Në total 18.570 pika shitjeje në 2023. Por, mbetemi të fundit në rajon dhe Europë
Shtimi i pikave të shitjes përmes kartave bankare, ose POS-eve, siç i njohim në jetën e përditëshme është një prej efekteve më të dukshme të bumit të turizmit,......

Shqiptarët janë pronarë, europianët jetojnë me qira - Renditemi të dytët në Europë me përqindjen më të lartë të pronësisë së shtëpive
Të dhënat nga "Instituti i Statistikave" tregojnë se është rritur përqindja e familjeve që kanë statusin pronar dhe të dhënat historike bëjnë me dije se shifra......

Çmimi i paketave të cigareve shtrenjtohet me 20 lekë! - Ndryshimi, 5 javë përpara rritjes së akzicës për duhanin
Ndryshe nga sa parashikohet në ligj, ku akciza e cigareve ndryshon në muajin Janar dhe rrjedhimisht edhe çmimi i shitjes së tyre, këtë vit duke se çmimet e......

Bizneset do të rrisin çmimet e produkteve - Vrojtimi i BSH: Konsumatorët heqin dorë nga blerjet në shuma të mëdha!
Bizneset në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve parashikojnë të rrisin çmimet e mallrave, duke shkaktuar edhe një reagim të konsumatorëve, të cilët pritet të......

Takimi i OPEC+: Rusia dhe Arabia Saudite zgjasin shkurtimet e prodhimit të naftës. Pasojat në tregje!
Takimi i OPEC+ i nëntorit u mbajt virtualisht të enjten, me këtë takim potencialisht më domethënës se të fundit për tregjet e naftës. Megjithëse komiteti nuk......

Ulje e inflacionit dhe rritje pagash në 2024? - Perspektiva e S&P Global për Europën!
Ekonomia e eurozonës ka të ngjarë të arrijë një ulje të butë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, sipas S&P Global, për tremujorin e parë 2024 për......

Sa para ju duhen për të qenë të lumtur? - Europianët kënaqen me më pak!
Përgjigja për pyetjen e vjetër mund të jetë e ndryshme për të gjithë, por studimet e fundit nga Europa dhe SHBA zbuluan se paratë mund të blejnë me të vërtetë......