Shqipëria Postuar më 1 Dhjetor 2023, 12:34

Më shumë të ardhura për këshilltarët bashkiakë - Pr.Ligji/ Shpërblimi mujor duhet të jetë 10% e pagës së kryetarit të bashkisë

Nga SCAN TV
Më shumë të ardhura për këshilltarët

Shpërblimit mujore që jepen për këshilltarët bashkiakë dhe kryetarët e fshatrave pritet të ndryshojnë. Deputetja socialiste Antoneta Dhima ka depozituar një projektligj në Kuvend me propozimin që të ndryshohet ligji që cakton  pagat, dhje trajtimet të tjera financiare të përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike.

Kështu propozohet që  shpërblimin mujor i këshilltarëve bashkiakë dhe të kryetarëve të fshatrave të jetë në masën deri në 10% të pagës mujore të kryetarit përkatës të njësisë së vetëqeverisjes vendore , ndërsa deri më tani sipas ligjit ky shpërblim është 10 për qind e pagës mujore të kryetarit të këshillit përkatës të njësisë së vetëqeverisje vendore.

Arsyeja e këtij propozimi argumentohet me faktin se nuk ka reference paga e kryetarit të këshillit, pasi ai është thjesht anëtar këshilli. Nëse miratohet, ligji pritet t’i shtrijë efektet duke filluar nga Qershori i vitit 2023.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat