KKT-ja merr edhe menaxhimin e burimeve ujore - Ndryshime në ligjet e territorit. Krijohet Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit
Dy projektligje të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë propozjnë ndryshime në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” dhe në ligjin “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”.
Krijimi i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, një organ në nivel qendror, kompetencat e të cilit do të përfshijnë krahas fushës së planifikimit/zhvillimit urban, edhe atë të menaxhimit të burimeve ujore, në kuadër të shqyrtimit të lejeve të zhvillimit/ndërtimit është një nga ndryshimet kryesore të propozuara në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”.
Sipas draftit, përveç komptencave aktuale, KKT-së do i shtohen edhe të një sërë kompetencash të tjera. Më konkretisht, KKTU do të vendosë për përcaktimin e rëndësisë kombëtare të një çështjeje, zone ose objekti në planifikimin e territorit, dhe miratimin e planeve te detajuara për zona të rëndësisë kombëtare, për miratimin e planeve dhe projekteve ndërrajonale dhe kombëtare në fushën e furnizimit me ujë, bujqësisë, urbanistikës, zhvillimit industrial dhe të territorit apo vendosjen e kufizimeve për përdorimin e zonave të përmbytura. Po ashtu, KKTU do të ketë të drejtë të përcaktojë dhe ndryshojë regjimin e zonave të mbrojtura të shpallura në rastet e pashmangshme dhe kufijtë e tyre, të miratojë hartat e riskut nga përmbytjet dhe hartat e rrezikut nga përmbytjet, etj.
Ndërkohë që, ndryshimet në ligjin “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit” kanë si objektiv: monitorimin e procesit të punimeve të ndërtimit, që kryhen mbi bazën e vendimeve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit, si dhe vënien në dijeni të Sekretariatit Teknik të KKT-së, lidhur me të gjithë ndryshimet e mundshme në projekt;
Këto projektligje, sipas ministrisë vijnë si domosdoshmëri për të përmirësuar procesin e zhvillimit të territorit dhe si rezultat i përvojës së deritanshme me zbatimin e tyre.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Pse Portugalia ka aktivizuar lehtësime tatimore për rezidentët e huaj?
Parlamenti i Portugalisë ka zgjatur uljen e taksave për banorët e huaj deri në fund të vitit të ardhshëm, pavarësisht shqetësimeve për rritjen e çmimeve të......

Taksa e karbonit shtyhet në 1 Korrik 2026 - Ndryshon niveli. Aplikimi fillon me 1.5 lekë/kg, nga 0.5 lekë/kg që ishte propozimi fillestar
Vendosja e taksës së karbonit të parashikuar në paketën fiskale të vitit të ardhshëm për industrinë që përdor qymyrin si lëndë djegëse, si ajo e çimentos dhe......

Varianti përfundimtar i amnistisë, buxhetit i kursehen mbi 5 Mln euro - Do të përfitojnë 620 persona. Përjashtohet korrupsioni, krimi ekonomik e zaptimi i tokës
Drafti përfundimtar për Aministinë Penale i depozituar tashmë në Kuvend ka zgjeruar numrin e përfituesve, ndërkohë që sipas vlerësimeve të ekspertëve,......

Më shumë të ardhura për këshilltarët bashkiakë - Pr.Ligji/ Shpërblimi mujor duhet të jetë 10% e pagës së kryetarit të bashkisë
Shpërblimit mujore që jepen për këshilltarët bashkiakë dhe kryetarët e fshatrave pritet të ndryshojnë. Deputetja socialiste Antoneta Dhima ka depozituar një......

Pagesat me kartë, turizmi rrit 35% numrin e POS-eve - Në total 18.570 pika shitjeje në 2023. Por, mbetemi të fundit në rajon dhe Europë
Shtimi i pikave të shitjes përmes kartave bankare, ose POS-eve, siç i njohim në jetën e përditëshme është një prej efekteve më të dukshme të bumit të turizmit,......

Shqiptarët janë pronarë, europianët jetojnë me qira - Renditemi të dytët në Europë me përqindjen më të lartë të pronësisë së shtëpive
Të dhënat nga "Instituti i Statistikave" tregojnë se është rritur përqindja e familjeve që kanë statusin pronar dhe të dhënat historike bëjnë me dije se shifra......

Çmimi i paketave të cigareve shtrenjtohet me 20 lekë! - Ndryshimi, 5 javë përpara rritjes së akzicës për duhanin
Ndryshe nga sa parashikohet në ligj, ku akciza e cigareve ndryshon në muajin Janar dhe rrjedhimisht edhe çmimi i shitjes së tyre, këtë vit duke se çmimet e......

Bizneset do të rrisin çmimet e produkteve - Vrojtimi i BSH: Konsumatorët heqin dorë nga blerjet në shuma të mëdha!
Bizneset në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve parashikojnë të rrisin çmimet e mallrave, duke shkaktuar edhe një reagim të konsumatorëve, të cilët pritet të......