Bursat e nisin dhjetorin në rritje - Gjatë nëntorin realizuan muajin më të mirë që nga janari

Bursat europiane e kanë filluar në rritje edhe sesionin e parë të muajit dhjetor, ndërsa gjatë nëntorit realizuan fitimet më të mëdha që nga janari i këtij viti. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rritje me rreth 0.4%, ndërsa sektori minerar kryeson fitimet, në rritje me 3.4%, pasi sektori i prodhimin në Kinë regjistroi një zgjerim surprizë gjatë nëntorit.
Indeksi Stoxx 600 u rrit me 6.45%, gjatë nëntorit. Tregjet vijojnë të mbështeten nga të dhënat mbi inflacionin në Eurozonë, që u publikuan të enjten, dhe treguan se rritja e çmimeve u ngadalësua në 2.4% në nëntor, nga 2.9% që ishte në tetor.
Zyrtarët e Bankës Qendrore Evropiane kanë kundërshtuar vazhdimisht parashikimet e investitorëve për ulje të normave të interesit vitin e ardhshëm, duke këmbëngulur se është shumë herët për të diskutuar këtë temë.
Megjithatë, shifrat e fundit sugjerojnë se BQE-ja mund të ketë nevojë të rishikojë parashikimet e saj të inflacionit dhe nxitën pritshmëritë se ulja e parë e interesave mund të vijë në muajin prill të vitit 2024. Edhe në SHBA, ftohja e inflacionit dhe shenjat e elasticitetit të ekonomisë, kanë bërë që aksionet të rriten dhe interesat e obligacioneve të bien.
Analistët vlerësojnë tashmë se Rezerva Federale mund t’i ulë plot pesë herë normat e interesit, gjatë vitit të ardhshëm. Të dhënat e publikuara të enjten treguan se, Indeksi i Shpenzimeve të Konsumit Personal ra në 3.5%, gjatë nëntorit, ndërsa aplikimet për përfitimin e asistencës së papunësisë u rritën në nivelin më të lartë në 2 vjet.
SCAN

Avancojnë punimet për Unazën e Madhe - Mbyllet në verën e 2024-ës, Balluku: Pavarësisht pengesave do zbatohen afatet e kontratës
Unaza e Madhe e Tiranës pritet të përfundojë në verën e vitin 2024. Gjatë inspektimit të punimeve në lotin 4, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë,......

10 mln euro grante për ndryshimet klimatike - Gati marrëveshja për programin Interreg. Do të përfitohen përmes projekteve
Shqipëria pritet të përfitojnë 10 mln euro grante në 6 vitet e ardhshme nga ratifikimi i marrëveshjes me qeverinë franceze dhe Komisionit Europian, për......

KKT-ja merr edhe menaxhimin e burimeve ujore - Ndryshime në ligjet e territorit. Krijohet Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit
Dy projektligje të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë propozjnë ndryshime në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e......

Pse Portugalia ka aktivizuar lehtësime tatimore për rezidentët e huaj?
Parlamenti i Portugalisë ka zgjatur uljen e taksave për banorët e huaj deri në fund të vitit të ardhshëm, pavarësisht shqetësimeve për rritjen e çmimeve të......

Taksa e karbonit shtyhet në 1 Korrik 2026 - Ndryshon niveli. Aplikimi fillon me 1.5 lekë/kg, nga 0.5 lekë/kg që ishte propozimi fillestar
Vendosja e taksës së karbonit të parashikuar në paketën fiskale të vitit të ardhshëm për industrinë që përdor qymyrin si lëndë djegëse, si ajo e çimentos dhe......

Varianti përfundimtar i amnistisë, buxhetit i kursehen mbi 5 Mln euro - Do të përfitojnë 620 persona. Përjashtohet korrupsioni, krimi ekonomik e zaptimi i tokës
Drafti përfundimtar për Aministinë Penale i depozituar tashmë në Kuvend ka zgjeruar numrin e përfituesve, ndërkohë që sipas vlerësimeve të ekspertëve,......

Më shumë të ardhura për këshilltarët bashkiakë - Pr.Ligji/ Shpërblimi mujor duhet të jetë 10% e pagës së kryetarit të bashkisë
Shpërblimit mujore që jepen për këshilltarët bashkiakë dhe kryetarët e fshatrave pritet të ndryshojnë. Deputetja socialiste Antoneta Dhima ka depozituar një......

Pagesat me kartë, turizmi rrit 35% numrin e POS-eve - Në total 18.570 pika shitjeje në 2023. Por, mbetemi të fundit në rajon dhe Europë
Shtimi i pikave të shitjes përmes kartave bankare, ose POS-eve, siç i njohim në jetën e përditëshme është një prej efekteve më të dukshme të bumit të turizmit,......