Bota Postuar më 1 Dhjetor 2023, 18:44

Ari rritet me 60 dollarë, gjatë nëntorit - Mbështetet nga mundësitë që FED të ulë normat e interesit

Nga SCAN TV
Ari rritet me 60 dollarë, gjatë nëntorit - Mbështetet nga

Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitime për të tretën javë me radhë, pasi ftohja e inflacionit në SHBA ka shtuar bastet për uljen e normave të interesit në SHBA. Gjithashtu, tregtarët po presin me padurim komentet që do të bërë kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, më vonë gjatë ditës së sotme. Ari po tregtohet në rreth 2,045 dollarë për onz, ndërsa gjatë nëntori fitoi rreth 60 dollarë.

Të dhënat e publikuara të enjten treguan se shpenzimet konsumatorë të SHBA u rritën lehtë gjatë tetorit, ndërsa rritja vjetore e inflacionit ishte me 3.5%, hapi më i ngadaltë në thuajse 2 vite e gjysmë.

Ftohja e presioneve inflacioniste dhe lehtësimi i tregut të punës kanë rritur pritshmëritë se Rezerva Federale do fillojë uljen e interesave në mars të vitit të ardhshëm, diçka që e sinjalizuan edhe zyrtarët e Rezervës Federale më herët gjatë javës.

Tashmë, investitorët vlerësojnë rreth 50% shanse për uljen e interesave në mars dhe mbi 80% për uljen e tyre në maj. Normat më të ulëta të interesit reduktojnë koston oportune të mbajtjes së ari, i cili nuk mbar interes. Edhe dobësimi i dollarit ka ndikuar në rritjen e çmimeve të metaleve të çmuara.

Indeksi që mat ecurinë e monedhës së gjelbër përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, realizoi humbjet më të mëdha mujore në 1 vit, gjatë nëntorit. Ndër metale te tjera, argjendi po tregtohet në rreth 25.3 dollarë për onz, ndërsa platini po tregtohet në rreth 1,015 dollarë për onz.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat