Bota Postuar më 1 Dhjetor 2023, 17:43

Bitcoin, në nivelin më të lartë që nga maji 2022 - Kapitalizimi i tregut të kriptomonedhave rritet në 1.5 trilion dollarë

Nga SCAN TV
Bitcoin, në nivelin më të lartë që nga maji 2022 -

Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, me bitcoin që është ngjitur sërish në mbi 38,000 dollarë dhe po tregtohet pranë nivelit më të lartë që nga maji i vitit 2022.

Vetëm në 24-orët e fundit, kriptomonedhave më e madhe në botë për nga kapitali në treg është rritur me rreth 3%, për shkak se tregu vijon të karakterizohet nga euforia se shumë shpejt në SHBA do të miratohen fondet e para të tregtuar në shkëmbim (ETF) në bitcoin.

Fuqizimi i bitcoin ndihmoi gjithashtu në rritjen e kapitalizimit të përgjithshëm të tregut, i cili kaloi shifrën e 1.5 trilion dollarë dhe ka shtuar 400 miliardë dollarë që nga fillimi i tetorit.

Zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me inteligjencën artificiale, përditësimet e “blockchain” dhe videolojërat kanë ndihmuar në rritjen e disa kriptomonedhave të tjera, me Solana dhe Avalanche që janë dyfishuar në dy muajt e fundit. Ndërkohë, përgjatë muajit dhjetor analistët parashikojnë luhatje të vogla.

“Në terma të sezonalitetit, dhjetori konsiderohet një muaj relativisht neutral, referuar edhe të dhënave historike”, shprehet një analist i tregut pranë FxPro. Analistët shprehen se, uljet e pritshme të interesave nga bankat qendrore në muajt në vijim, mund të tërheqin më shumë kapital në tregje, duke rritur edhe paqëndrueshmërinë në tregjet spekulative, sikurse është ai i kriptomonedhave.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat