Bota Postuar më 1 Dhjetor 2023, 19:45

Tregu i monedhave, në pritje të Powell - Dollari realizoi humbjet më të mëdha në 1 vit, gjatë nëntorit

Nga SCAN TV
Tregu i monedhave, në pritje të Powell - Dollari realizoi humbjet

Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, ndërsa euro ka fituar një pjesë të vogël të humbjeve që realizoi në sesionin e kaluar, pasi të dhënat treguan se inflacioni në Eurozonë po ngadalësohet. Gjithashtu, investitorët po presin edhe komentet e shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell, më vonë gjatë ditës së sotme.

Dobësimi i inflacionit në Shtetet e Bashkuara dhe në Eurozonë përforcuan pritshmëritë se të dyja bankat qendrore mund t’i kenë dhënë fund rritjes së interesave, në betejën e tyre kundër rritjes së çmimeve.

Goldman Sachs tha të premten se tashmë pret që Banka Qendrore Evropiane të ndërmarrë uljen e parë të interesave në tremujorin e dytë të 2024, krahasuar me një parashikim të mëparshëm për një ulje në tremujorin e tretë të vitit të ardhshëm.

Investitorët do të kenë një panoramë më të qartë pas fjalimit të shefit të FED, Jerome Powell, i mund të japë ndonjë detaj, në lidhje me rrugën e ardhshme të normave të interesit në SHBA.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, po qëndron në rënie me 0.1% dhe po tregtohet në rreth 103.3, ndërsa realizoi humbjet më të mëdha në një vit, gjatë nëntorit. Ndërsa euro po tregtohet shumë pranë nivelit të 1.09 dollarëve dhe paundi po këmbehet me rreth 1.2650 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat