“Kënaqësia e jetës në Shqipëri s’është rritur” - BERZH: I vetmi vend në rajon. Gjithë të tjerët, në përmirësim

“Shqipëria është i vetmi vend në rajon, ku kënaqësia mesatare e jetës, nuk është rritur gjatë 7 viteve të fundit”. Raporti i tranzicionit 2023 -2024, i sapo prezantuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim tregon se Shqipëria jo vetëm që nuk ka bërë progres në këtë drejtim, por treguesi ka ardhur në rënie, në krahasim me vitin 2016. “Rezultatet e kënaqësisë janë rritur me kalimin e kohës në shumicën e ekonomive.
Një rajon që ka bërë përparim të konsiderueshëm që nga viti 2016 është Europa Juglindore, që përfshin të dy vendet anëtare të Bashkimit Bullgarinë dhe Rumaninë, dhe Ballkanin Perëndimor, me pothuajse të gjitha vendet që shënojnë rritje të ndjeshme të kënaqësisë. Përjashtimi i vetëm është Shqipëria, ku ky rezultat ka mbetur pak a shumë i pandryshuar”, - thuhet ndër të tjera në raport.
Ndërkohë, nga viti 2016 Greqia ka 2-fishuar përqindjen e njerëzve të kënaqur, duke reflektuar përmirësime dramatike në situatën ekonomike të vendit gjatë gjashtë apo shtatë viteve të fundit. Sipas raportit të BERZH rritja e kënaqësisë së jetës reflekton rritjen e të ardhurave, zhvillime të favorshme në tregjet e punës (duke përfshirë një zhvendosje drejt punëve më të kënaqshme dhe me aftësi më të larta) dhe përmirësime në shëndet.
Veçanërisht, vlerësimet e njerëzve për shëndetin e tyre janë përmirësuar ndjeshëm me kalimin e kohës, me vlerësime të tilla që përfshijnë jo vetëm aspektet fizike, por edhe shëndetin mendor. Ndërkohë, ndryshe duket se ka ndodhur me Shqipërinë, duke sugjeruar se të gjithë këta tregues nuk kanë përmirësim.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

Padi e re në Kushtetuese për ligjin e pronave - Pas Komunitetit Mysliman, edhe shoqatat paraqesin ankimim: Të shfuqizohet pragu 10%
Ndërkohë që, Gjykata Kushtetuese pritet të zbardhë vendimin mbi padinë e depozituar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, sa i takon ndryshimeve të bëra në......

Ndryshon sërish ligji i turizmit - Ndër të tjera synohet reduktimi i informalitetit
Pas konsultimit publik, është publikuar në Kuvend ligji “Për Turizmin” ku janë rishikuar ndryshimet si rezultat i mangësive dhe problematikave. Synim i këtij......

“Minierë ari” në Malësinë e Madhe - Bimët mjekësore, 15 mijë ton eksport në vit
Rreth 6000 ha më shumë sipërfaqe me bimë medicinale kryesisht sherebelë, është mbjellë gjatë vitit që lamë pas në Malësinë e Madhe. Nënkryetari i kësaj bashkie......

“Ekonomia, ndikime nga ndryshimet klimatike” - Sejko: Institucionet të angazhohen në plane konkrete për të minimizuar risqet
“Ndryshimet klimatike do të kenë implikime të gjera për ekonominë, sistemin financiar dhe shoqërinë në përgjithësi, ndaj autoritetet publike duhet të......

Ku po ‘fluturojnë’ paratë e europianëve?!
Të dhënat e reja zbulojnë vendet që kontribuojnë në totalin e transfertave personale brenda dhe jashtë BE-së në vitin 2022. Emigrantët brenda BE-së dërguan......

Turqi-Shqipëri/ Hasani: Marrëdhënie të shkëlqyera në çdo fushë, potencial për më shumë shkëmbime tregtare!
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan me të cilin......

Anijet nga Kina ndryshojnë itinerar, cilat do jenë pasojat për Shqipërinë? - Rriten ndjeshëm kostot e transportit për shkak të krizës në Detin e Kuq
Qytetarët shqiptarë pritet të përballen me një valë të re të rritjes së çmimeve për shumë produkte në vend. Për shkak të krizës në Detin e Kuq, kompanitë......

Sa kushton të kurohesh për shëndetin mendor? - Psikologia: Kostot variojnë nga 3-5 mijë lekë seanca
Në media e më gjerë është publikuar rasti i një 35-vjeçari i cili ka pasur probleme të shëndetit mendor, e ndërsa monitoronte me kamera në çdo ambient të......